Borë në pranverë, zbardhet malësia e Korçës! Pjesa tjetër nën shi, temperatura deri në 0 gradë celsius (VIDEO)

Korça zbardhet nga dëbora në pranverë në zonat malore, kurse pjesa tjetër e qarkut nën 'pushtetin' e shiut.

Mëngjesin e sotëm ka pasur prezencë të shumtë të rreshjeve të dëborës në të gjithë territorin e qarkut. Dëbora ka rënë me intesitet të ulët deri në mesatar, në varesi të zonave, përfshi edhe qytetin e Pogradecit.

Konkretisht në zonën e Dardhës dhe Voskopojës trashësia e dëborës është regjistruar nga 5 deri në 7 cm trashësi.

Ndërkaq, në akset kombëtare Qafë Thanë-Korçë dhe Korçë-Kapshticë nuk është evidentuar asnjë problematikë aktualisht.

Ndërsa sipas informacioneve të gjithë kontraktoret që në orët e para të mëngjesit kanë bërë kriposjen dhe pastrimin e këtyre akseve rrugore, por gjithsesi lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë.

Temperaturat kanë zbritur, kryesisht në zonat malore termometri ka shkuar nën 0 gradë, ndërsa në qytete si Pogradeci e Korça vlerat e termometrit qëndrojnë deri në 1 gradë.

Sipas informacioneve, aktualisht nuk janë evidentuar bllokime apo izolime të fshatrave në qark. Ndërsa nuk dihet ende nëse ka ndërprerje të energjisë elektrike në ndonjë zonë. Drejtuesve te automjeteve i këshillohet te kenë kujdes të shtuar në rrugë dhe në zonat malore termometri përdorin paisje dimërore për mjetet.

Gjatë natës në Qarkun e Korçës ka pasur edhe reshje shiu me intensitet deri mesatar dhe në orët e para të mëngjesit vazhduan reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartësi mbi 700 m.

Situata e krijuar u administrua mirë nga subjektet kontraktore të cilët siguruan mirëmbajtjen dimërore të akseve kryesore nacionale dhe atyre dytësore e lidhëse.

Akset kryesore nacionale: Qafa e Thanës-Pogradec-Plloçë-Maliq-Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Drenovë-Dardhë, Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik, Qafa e Zvezdës-Dogana Goricë, etj., ishin të monitoruara nga subjektet kontraktore dhe plotësisht të kalueshme.

“Nga strukturat e EC të bashkive nuk raportohen situata emergjente, rrugët dytësore e lidhëse në bashki janë të kalueshme dhe pa probleme. Jemi në monitorim dhe bashkëpunim me strukturat e EC, institucionet shtetërore dhe subjektet kontraktore në funksion të problematikave që mund të krijohen”, thuhet në njoftimin eautoriteteve vendore të Emergjencave.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

“Dil nga jeta jonë”, Rama-komentuesit: Mos dëgjo e shko pas bufit se të ha, por kontribuo që të thajmë kënetën

“Dil nga jeta jonë”, Rama-komentuesit: Mos dëgjo e shko pas bufit se të ha, por kontribuo që të thajmë kënetën