Dëbora zbardh qarkun e Korçës në këtë fillim prilli, trashësia në zonat malore arrin deri në 17 cm! Lirohet qarkullimi i mjeteve në Llogara

Bora ka zbardhur juglindjen e vendit në këtë fillim prilli. Reshjet e borës kanë filluar prej mesnatës së djeshme thuajse në gjithë qarkun e Korçës.Reshjet vijojnë ende të jenë prezent, por aktualisht intensiteti i tyre është i dobët. Trashësia e borës në zonat fushore shkon nga 2-5 cm ndërsa në zonat malore nga 10 -17 cm siç është edhe fshati turistik i Dardhës, Qafa e Qarrit etj.

Nuk raportohen probleme, por drejtuesve të mjeteve iu bëhet  thirrje të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë se madhe në rruge. Firmat kontraktore ndodhen në terren duke punuar për mirëmbajtjen e rrugëve. Ndërkohë është liruar qarkullimi i mjeteve në Qafën e Llogarasë, pas trafikut të bllokuar mëngjesin e sotëm për shkak të ngricave në rrugë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:48
Lirohet qarkullimi i mjeteve në Qafën e Llogarasë

Është liruar qarkullimi i mjeteve në Qafën e Llogarasë, pas trafikut të bllokuar mëngjesin e sotëm për shkak të ngricave në rrugë. Drejtuesit e mjeteve u gjendën të papërgatitur, pasi nuk ishin të pajisur me zinxhirë.

Ora 09:28
Malësia e Krujës zgjohet nën petkun e dëborës, nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve

 

Malësia e Krujës është zgjuar nën petkun e dëborës.

Reshjet e rëna gjatë natës në Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës por dhe ne të gjithë Malësinë e Krujës kanë bërë që niveli i Dëborës të shkojë afro 4 centimetra.

Deri tani nuk raportohet për probleme dhe rrugët janë të gjitha të kalueshme, por duhet kujdes.

Me ç’duket pandemia dhe mbyllja e gjithëçkaje ka ndikuar në uljen e temperaturave pasi prej afro 20 vitesh nuk mbahen mend reshje dëbore në prill siç ndodhi vjet apo sivjet.

Ora 09:17
Reshje dëborë në aksin e Llogarasë, qarkullimi vetëm me zinxhirë për shkak të ngricave

 

Në aksin e Llogorasë gjatë mëngjesit të sotëm ka prani të ngricave ku gjatë natës ka pasur reshje  bore.

Qarkullimi bëhet me zinxhir për shkak të ngricave në rrugë, policia rrugore nuk lejon makinat të qarkullojnë pa zinxhir, ndërkohë që borëpastrueset po punojnë për hapjen e rrugës duke hedhur kripë.

Lëvizja e mjeteve po bëhet me ngadalë dhe trafiku ka ndodhur për shkak të manovrave të gabuara të drejtuesve të mjeteve. Në mëngjes kishte ngricë, ndërsa tani është drejt normalizimit.

 

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët