Qarku i Korçës është veshur me mantelin e bardhë të dëborës. Në zonat turistike të këtij qarku si Dardha dhe Voskopoja trashësia e dëborës është më madhe se ajo në qytetin e Korçës duke i bërë edhe më të bukura festat e këtij fundviti. Akset nacionale kanë pasur probleme me qarkullimin gjatë natës së të premtes pasi drejtuesit e mjeteve janë gjendur të papërgatitur. 

Në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thanë trashësia e reshjeve të borës ka arritur deri në 10 cm, por qarkullimi i mjeteve nuk pengohet. Situatë e vështirësuar paraqitet edhe në akset e Korçë-Ersekë dhe Korçë-Kapshticë, ndërkohë që nga ana e policisë bëhet apel për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këto segmente.