Dëborë edhe pas mesnate! Reshje deri nesër në mesditë në juglindje të vendit, parashikimi i motit

Dëborë edhe pas mesnate! Reshje deri nesër në mesditë në juglindje të vendit, parashikimi i motit

Foto ilustruese

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin do të vijojnë edhe pas mesnatës.

Sipas MeteoAlb, reshjet do të jenë prezentë në sasi të pakta në të gjithë shtrirjen perëndimore edhe 3-4 orë pas mesnatës kur pritet largim gradual i borës fillimisht nga veriu.

Gradualisht reshjet e borës do largohen nga perëndimi dhe zonat qendrore të vendit. Në jug dhe më tepër në juglindje, bora mbetet prezente deri të dielën pas mesditës.

Gjatë natës pritet që sipas zonave, bora të krijojë një shtresë prej 2-10 cm në qarqet Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat ndërsa priten 25-40 cm borë në zonat malore veriore dhe 30-50 cm borë në zonat malore jugore dhe kryesisht në zonat juglindore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm nga ora në orë ku mëngjesi i së dielës, do ta gjejë Shqipërinë në temperatura nga 0 në -16°C.

Orët e mesditës do të ulin temperaturat në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit deri në -7°C maksimumi i së dielës në zonat veriore dhe lindore të vendit por brigjet jugore të Jonit do të qëndrojnë rreth 5°C, maksimum i pritshëm në Sarandë.

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë