Dëborë, shi e breshër, mot i pazakontë në SHBA, 3 të vdekur

Dëborë, shi e breshër, mot i pazakontë në SHBA, 3 të vdekur

Stuhi e fuqishme me borë, shi, breshër dhe erë të fuqishme ka përfshirë pjesët qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke shkaktuar vdekjen e së paku tre personave, mes të cilëve edhe të një fëmije dy vjeçar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të stuhisë janë anuluar së paku 400 fluturime në aeroportin ndërkombëtar në Minneapolis, në shtetin federal Minnesota, ku dje janë matur rreth 33 centimetra borë.

Reshjet e borës shkaktuan anulimin edhe të disa ndeshjeve të futbollit.

Autoritetet amerikane mbyllën disa rrugë në jugperëndim të Minnesota-s për shkak të kushteve të rënda në rrugë. Për shkak të kushteve të këqija klimatike aeroporti në Siouz Falls, Dokata Jugore, është mbyllur tashmë dy ditë. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen