Debutimi i Cristiano Ronaldos në Europa League ka lënë për të dëshiruar. Kjo sepse Manchester United është mposhtur 0-1 në ndeshjen e parë në grup të këtij kompeticioni edhe pse luntë në ‘Old Traford’. Takimi nisi me një minut heshtje në nder të mbretëreshës Elizabet, ndërsa u vulos nga goli i Mendes në minutën e 59.
Shkaku se luanin në Europa League ishte arsyeja përse Cristiano Ronaldos kërkoi largimin nga Mancheste United në merkaton e verës, ndërsa kjo ishte ndeshje e parë që niste si titullar pas shumë kohësh.
Njëjtë si United surprizë ka qenë edhe humbja e Romës përballë Ludogorets. Italinët e drejtuar nga Jose Mouriho janë mposhtur me rezultatin 2-1 nga bullgarët. Fillimisht realizuan vendasit në pjesën e dytë, më pas për Romën barazoi Shumurudov, ndërsa golin e fitores e realizoi Nonato. Ndryshe nga Roma, Lazio ka fituar me shifrat 4-2 supersfidën me Feyoord. Në minutën e 63 vendasit udhëhiqnin me rezultatin e thellë 4-0, por deri në fund holandezët realizuan dy herë me Gimenez. Sakaq Arsenal ka fituar me rezultatin 1-2 kundër Zyrich falë golave të Marquinhos dhe Nketiah.