/ATSH/.-Kryetari i komunës së Deçanit, në Kosovë dhe kryemurgu i Manastirit të Deçanit nënshkruan një marrëveshje në prani të Komandantit të Grupit Luftues Shumëkombësh-Perëndim të KFOR-it.
Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj dhe kryemurgu, Ati Sava Janjiç nënshkruan një marrëveshje për rehabilitimin e rrugës turistike që shpie te Manastiri; punët do të kryhen në zonën e veçantë të mbrojtur mes varrezave ortodokse dhe urës në oborrin e brendshëm.
"Marrëveshja, e mbështetur në mënyrë të fuqishme nga Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, konfrimon shpritin e bashkëpunimit mes komunës së Deçanit dhe manastirit dhe vullnetin e tyre për të punuar për zhvillimin e kësaj zone dhe për ta lehtësuar jetën e komunitetit", thekson njoftimi dërguar nga KFOR.
Kjo marrëveshje vjen pas asaj të nënshkruar para dy muajsh për ndërtimin e urës mbi lumin Bistrica, që ishte inauguruar javën e kaluar.
/Shqiptarja.com