Decentralizimi i pushtetit vendor,
OSBE-BE: Nevojitet vullneti politik
Në konferencën me temë “Roli i Decentralizimit dhe Konsolidimit të Demokracisë në Shqipëri dhe Integrimi Europian,” ndërkombëtarët bëjnë apel për gjetjen e bashkëpunimit mes forcave politike për miratimin e reformave të kërkuara nga Brukseli. Konferenca po zhvillohet sot paradite në hotel Sheraton.
TIRANE- Në konferencën me temë “Roli i Decentralizimit dhe Konsolidimit të Demokracisë në Shqipëri dhe Integrimi Europian,” ndërkombëtarët bëjnë apel për gjetjen e bashkëpunimit mes forcave politike për miratimin e reformave të kërkuara nga Brukseli. Konferenca po zhvillohet sot paradite në hotel Sheraton.
Si përfaqësuesit e delegacionit të BE-së në Tiranë ashtu dhe ambasadori i
OSBE-së vunë theksin në gjetjen e një vullneti të përbashkët politik, çka do të ndikonte dhe në decentralizimin dhe konsolidimin e pushtetit vendor.
I pranishëm në konferencë Luigi Bruza, zëvendës ambasadori i delegacionit të BE-së u shpreh se projekt-ligji i statusit të nëpunësit civil, miratimi i projekt-ligjit për Gjykatën e Lartë dhe reforma parlamentare janë pikat kyce për administrimin e nivelit local. Këto çështje, sipas Bruzës ndikojnë direkt në autoritetet lokale, në mënyrë që të arrijnë objektivat kryesore.
Zëvendës ambasadori i BE-së në Tiranë vlerësoi si të domosdoshëm decentralizimin e pushtetit vendor, prandaj dhe Bashkimi Europian po ofron mbështetje me 100 milionë euro.
Gjatë fjalës së tij Bruza ka theksuar se nuk është bërë progres në mbledhjen e të ardhurave.
Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth deklaroi se mbetet ende punë e konsiderueshme për t’u bërë si në nivel qendror dhe në nivel vendor, në mënyrë që fjalët të kthehen në vepra.
Wollfarth në fjalën e tij theksoi se duhet vullnet i mirë politik për të ecur përpara me reformat drej integrimit.
Më tej kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë tha se shpreson se do të shohim nivelin e lidershipit për arritjen e këtij qëllimi.
Të pranishëm gjithashtu në konferencë janë ambasador i SHBA-së në Tiranë, Alexander Arvizu, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, sekretari i përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Andreas Kiefer, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, drejtoresha e përgjithshme e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim, Elisabetta Belloni.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2519
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15