Dedikimi i Timberlake për gruan: Më
bën të ndjehem një person më i mirë

Dedikimi i Timberlake për gruan: Më<br />bën të ndjehem një person më i mirë
Le të bëhemi pak romantikë. Justin Timberlake ka zgjedhur një mënyrë shumë të bukur për të uruar të bashkëshorten e tij.
 
Ai ka postuar një foto së bashku me Jessica Biel duke e puthur me një dedikim shumë të bukur përkrah.  Jessica Biel ka festuar 35-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të shënuar nuk mund të mungonte një dedikim i ëmbël nga bashkëshorti i saj.
 
“Ti më bën të qesh. Ti më bën të buzëqesh. Ti më bën të të dua. Ti më bën që unë të jem një person më i mirë”, ka shkruar bashkangjitur postimit të tij Timberlake.
 
Ai ka vijuar më tej, duke shkruar: ” Dua të  të them që nuk ka më të mirë se ty… Tani, unë e di që është më mirë të jesh me fat sesa i mirë. Nëse më pyesin se kush është mashkulli më me fat në botë, ju them që jeni duke e parë atë. Gëzuar ditëlindjen zemra ime”.

timberlake
(Dedikimi special për 35- vjetorin e bashkëshportes së tij)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!