Dedndreaj, aktori që dha shumë 
 por nuk mori asgjë në Tropojë

Dedndreaj, aktori që dha shumë <br /> por nuk mori asgjë në Tropojë
Gjelosh Mark Dedndreaj nga fshati Salcë, Nikaj Mertur, lindur në vitin 1942, por me banim  në Bajram Curri që në rininë e hershme i njohur me emrin Gjelosh Marku, me banim ne lagjen "Partizani" në  një  shtëpi të bukur private, ka punuar këpucar shumë e shumë  vite deri sa ka dalë në pension.

Në fillimvitet e demokracisë ai u largua si të gjithë bashkë krahinasit e tij pothuajse, për një jetë më të mirë në Tiranë.

Ka vdekur në vitin 2004,ende i  ri,në moshën 62 vjeçare.

Në mendjen e banorëve të qytetit "Bajram Curri", në vitet 70-të e 80-të të shekullit të kaluar, Gjeloshi kujtohet me respekt , jo vetëm  si mjeshtër në profesionin e tij të këpucarit në ndërmarrjen komunale, por si aktor  i talentuar, i cili ka luajtur në disa filma të  Kinostudios "Shqipëria e re".

Në  foton e vetme që  paraqitet, ai aktron  në  rolin e një personazhi kryesor në njërin prej filmave të viteve tetëdhjetë.

Për Gjeloshin flasin ende sot e kësaj dite me respekt jo vetëm punëtorët me të cilët ka punuar dekada, por edhe me njerëzit e thjeshtë, intelektualët, krijuesit dhe mbi të gjitha njerëzit e artit e të kulturës, njëri nga të cilët e më i respektuari ishte Gjelosh Mark Dedndreaj.
 
Ai ishte artist i lindur dhe mjeshtër i artit skenik.
 
Prej vdekjes së tij kanë kaluar 12 vjet dhe  dhe 74 vjet nga lindja, por asnjë fjalë, asnjë titull apo medalje nuk është për të.
 
Madje askujt nuk i është kujtuar aktori i talentuar që dha shumë e s’mori asgjë.
 
Përveç të tjerave, ka interpretuar  në qytetin e tij, ”Bajram Curri”, rolin e Kopshtarit në dramën "Ne emër të lumturisë" të Ismail Hoxhës në vitin 1969 ,duke vijuar më pastaj me rolin e  kuestorit në dramën "Qielli i kuq" të Tefik Çaushit, Jonuz Brugës në dramën "Familja e peshkatarit" të Sulejman Pitarkës 1976, rolin e Brung Trolit në dramën "Përmbytja e madhe" e Kolë Jakovës 1977, Çel Krosi  në dramën "Fundi  i një bande" të Gjovalin Gjokës 1978, Bacën në dramën "Baca i Gjetajve" të Fadil Krajës 1979, Xha Banushin në dramën "Doktori pacient" të Ruzhdi Pulahës, Plakun e Urtë në dramën "Gjaku i Arbrit" të Fadil Krajës.

Ka luajtur në filmat "Rrugë të bardha","Shembja e idhujve" dhe "Nusja", në dokumentarin për fëmijë  kushtuar Bajram Currit,1982, në TVSH si dhe në dhjetra e dhjetra estrada  nga trupat  amatore të ndërmarrjeve të ndryshme të asaj periudhe dhe në pallatin te kulturës "Dardania", duke u duartrokitur ngrohtësisht.
 
E veçanta e aktorit Gjelosh Marku ishte se në rolet që ka luajtur, pothuajse në të gjitha ka luajtur në rolet kryesore,diçka e veçantë edhe për mjeshtrit e mëdhenj të skenës dhe ekranit.
 
Gjelosh Marku mban medaljen  "Naim  Frashëri"  dhënë nga Kuvendi Popullor në vitin 1979. Siç kujtojnë bashkëkohësit e tij,ai ka qënë  mbi të gjitha një qytetar dhe  njeri  jashtëzakonisht  i rrallë për shoqërinë e tij.
 
Ja se ç’shkruan kolegu dhe i miku i tij Azem Baliaj: “ Ne ditarin  tim ka mijëra shenime për të gjithë miqtë dhe kolegët  e mi të skenës të "ikur" e të gjallë, për të cilët do shkruaj diçka patjetër në të ardhmen,por Gjelosh Marku mbetet ajka e Tropojës i cili dha shumë dhe s’mori asgjë”.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj