Defekt i rëndë në linjën e Bovillës la pa ujë pjesën më të madhe të Tiranës, UKT: Furnizimi rikthehet gjatë mbrëmjes

Defekt i rëndë në linjën e Bovillës la pa ujë pjesën më të madhe të Tiranës, UKT: Furnizimi rikthehet gjatë mbrëmjes

TIRANË- Ujësjellës Kanalizine Tiranë ka njoftuar banorët e Tiranës, se për shkak të një defekti në Bovillë disa zona nuk do të kenë ujë. Në njoftimin zyrtar, UKT sqaron se kufizime të furnizimit me ujë do të ndihen në pjesën më të madhe të Tiranës si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.

Kontaktuar nga Report Tv, zyra e UKT-së ka njoftuar se defekti është riparuar rreth orën 13:00, dhe se uji do të vijë gjatë mbrëmjes.

"Defekt në linjën e transmetimit në Bovillë, kufizime të furnzimit me ujë në disa zona të Tiranës

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se mbrëmjen e djeshme, datë 19 shtator 2019, në linjën e transmetimit që shkon nga ujëmbedhësi i Bovillës deri në Impantin e Bovillës ka ndodhur një defekt i rëndë, ku ka pasur dëmtim të tubit kryesor. Grupet tona dhe inxhinierët tanë kanë marrë masat e nevojshme dhe po punojnë intensivisht për të riparuar në kohë sa më të shkurtër defektin e ndodhur, edhe pse kushtet atmosferike të orëve të fundit nuk kanë qenë në favor të tyre. Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se kufizimet e furnizimit me ujë do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në zonat që preken nga ky defekt, pasi procesi i trajtimit të ujit dhe i shpërndarjes në rrjet kërkon një kohë të caktuar.

Kufizime të furnizimit me ujë do të ndihen në pjesën më të madhe të Tiranës si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla. Ujësjellësi Tiranë njofton qytetarët se inxhinierët dhe grupet tona po punojnë maksimalisht për kthimin sa më parë të furnizmit normal me ujë në këto zona", njofton UKT.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erald: 20/09/2019 14:19

    Ne kemi dy muaj pa uje ne Tirane, jemi mesuar tashme. Ca te bejme se degjuam lali Erin qe tha hiqni depozitat se do keni uje 24h.

    Përgjigju
  • Dordomusi: 20/09/2019 13:03

    Hiqi ujin qe te harrojne qumeshtin!!! Edhe Enveri keshtu thoshte e bente...hiqi buken qe mos te kerkojne gjellen, qe kur ti japesh buken te te thone rrofsh sa malet shoku emver. Epo kur ben dhe ky pemthymi si i zgjuar pas 50 vjetesh mortja le te na haj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?