DHERMI- Një krocere e nisur nga Korfuzi drejt Barit për pak sa nuk ka rrezikuar jetën e 7 personave që ndodheshin në bord. Shkak është bërë një defekt në motor, si dhe thyerja e direkut.
Në momentin e konstatimit të problemit, krocera ndodhej 7-8 milje larg Dhërmiut.
Me evidentimin e problemit, ka lëshuar sinjalin SOS, i cili është kapur menjëherë nga roja bregdetare e forcës detare të Vlorës.
Krocera ka qëndruar për 2 orë në det të hapur derisa u riparua defekti dhe më pas është rikthyer në Korfuz.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com