TIRANE - ÇEZ shpërndarje lë pa energji elektrike disa lagje në zonën e Kinostudios. Mësohet se energjia mungon që prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një defekt në sistem. Po kështu, energjia elektrike mungon edhe në disa televizione në këtë zonë. ÇEZ deri tani nuk ka dhënë asnjë sqarim për defektin dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)