DURRËS- Paraditen e sotme pranë shkollës ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës, për shkak të një defekti në kaldajë e cila ishte ndezur për ngrohje, është krijuar tym në disa klasa dhe për këtë arsye është ndërprerë mësimi. Sipas burimeve për Report Tv, sapo kishte filluar mësimi, ka pasur prani tymit në korridor, pasi kaldaja e cila punon me palet druri ishte mbushur më shumë seç duhet.
Në këto momente nxënësit dhe mësuesit kanë dalë të alarmuar pasi klasat janë mbushur me tym. Nga ngjarja nuk raportohet për fëmijë të lënduar apo dëmtuar, ndërsa e gjithë situata ka zgjatur për rreth 5 minuta, pasi tymi është pastruar pas hapjes së dritareve. Liceu Artistik "Jan Kukuzeli",së fundimi ishte rikonstruktuar dhe me kaldajë të re.
‘Kam dy fëmijë në këtë shkollë, rreth orës 09:30 jam njoftuar nga mësuesja që nuk është djegur mirë peleti dhe ka dalë tymi në korridor. Është ndërprere mësimi disa minuta dhe më pas kanë filluar mësimi normalisht. Unë tani po pres fëmijët të mbarojnë mësimin. Çdo gjë është në rregull.’’- tha një prind.
‘Erdhi mësuesja dhe pastruesja na thanë dilni jashtë me vrap. Qëndruam gjysmë ore... U trembet? Po u trembem pak.’- u shpreh njër prind.
‘Dolëm gjysmë ore jashtë dhe më pas u futë brenda dhe bëmë mësim.’- tha një nxënës.