UKT ka njoftuar se në disa zona të Tiranës do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm pas një defekti që ka ndodhur në njërën nga linjat kryesore. Zonat që preken nga ky defekt janë Qesarakë 1, Rruga e Luleve, Kodra e Priftit si dhe një pjesë e Shkozës në rrugën “Ali Shefqeti”.
UKT ka njoftuar se punëtorët dhe inxhinierët e UKT-së aktualisht janë në terren dhe po punojnë që ta riparojnë sa më shpejt defektin e shkaktuar, në mënyrë që në këto ditë të nxehta banorët të mos vuajnë mungesën e ujit në shtëpitë e tyre.
Puna për riparimin do të vazhdojë pa ndërprerje derisa defekti të shmanget plotësisht dhe të sigurohet furnizimi normal me ujë. UKT pasi ka falenderuar qytetarët për mirëkuptimin rikujton se është e rëndësishme që në këto ditë të nxehta të kihet kujdes që uji të mos shpërdorohet.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com