Defekte në rrjetin shpërndarës të
ujësjellësit,Durrësi pa ujë të pijshëm

Defekte në rrjetin shpërndarës të<br />ujësjellësit,Durrësi pa ujë të pijshëm
Qyteti i Durrësit nuk është furnizuar me ujë të pijshëm gjatë gjithë ditës së sotme dhe shkak për këtë situatë janë bërë defektet e shkaktuara në rrjetin shpërndarës të ujësjellës kanalizimeve.

Nga mëngjesi deri rreth orës18.00 janë riparuar 10 defekte në pjesë të çara të tubit në zonën e Sukthit dhe Shkafanës, ndërkohë që janë edhe 8 të tjera për tu riparuar në zonën pranë rezervuarit të Tarinit.

Në këtë zonë paraqitet vështirësia më e madhe pasi aty tubacioni gjendet mes një pylli dhe UKD është detyruar që të hapë një rrugë pasi nuk ka një të tillë për të shkuar fadromat në vendin ku është shfaqur defekti.

Nga ana tjetër punimet po kryhen në një zonë kënetore që sjell përsëri vështirësi në përfundimin e defekteve në një kohë sa më të shpejtë.
Ujësjellës Kanalizime Durrës është duke punuar me intensitet të lartë për të rikthyer në normalitet furnizimin me ujë të qytetit të Durrësit.

Në zonën ku tubacioni kryesor me diametër 700 mm ka pësuar çarje kanë punuar 3 grupe saldimi, ndërkohë që për riparimin e defekteve UKD ka vënë në dispozicion 3 fadroma, 2 kamionë dhe 2 karro-ofiçina. 

Gjithsesi brigada e avarive me 22 persona në total po punon maksimalisht që gjatë mbrëmjes së sotme të riparohen edhe defektet e mbetura dhe të lëshohet uji.

Amortizimi i tij ka detyruar UKD-në që të stakojë pompat në Fushë-Kuqe me qëllim riparimin e  tyre.

ujesjelles kanalizime durres

ujesjelles kanalizime durres

ujesjelles kanalizime durres

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump