OSHEE u përgjigjet banorëve të fshatit Anës Vjosë, i jep fund neglizhencës disavjeçare dhe ofron zgjidhje.Mungesa e vëmendjes prej vitesh ishte kthyer në shqetësimin kryesor për banorët e fshatit Anës Vjosë të Tepelenës. Por Report Tv ishte i pranishëm në fshatin Anë Vjosë, duke u njohur nga afër me shqetësimin e banorëve, e më pas duke e transmetuar si problematikë që kërkonte një zgjidhje.
Cilësia e dobët e furnizimit me energji elektrike dhe defektet e shpeshta prej rrjetit të amortizuar, ishin rrjedhojë e mungesës së vëmendjes, investimeve dhe neglizhencës disavjeçare, edhe pse banorët ishin ankuar disa herë.
Pas apelit publik për zgjidhje të problemeve, drejtori i sapo emëruar për Rajonin e Gjirokastrës, Robert Lili angazhua direkt dhe bashkë me tekniket, zhvilloi një takim me kryeplakun dhe banorët e fshatit.
Banorët pranuan se gjatë vitit të fundit janë bërë një sërë ndërhyrjesh ne linja dhe kabinë të dytë për fshatin që kanë përmirësuar ndjeshëm situatën. Nga takimi me banorët dhe kryeplakun e fshatit Anës Vjosë për problematikat e ngritura për furnizimin me energji elektrike u morën masat si më poshtë:
1. Brenda javës do të zëvendësohet transformatori i kabinës qe furnizon pjesën e poshtme te fshatit për të përmirësuar nivelin e tensionit.
2. Ndërrimin e izolatorëve të linjës për të minimizuar stakimet si pasojë e motit me reshje.
3. U pezullua nga puna elektricisti i zonës për neglizhence në ushtrimin e detyrës.