OTRANTO - Një anije mallrash që transportonte një sasi prej 9 mijë litrash gaz të lëngshëm që prej mbrëmjes së të dielës kishte mbetur e bllokuar në brigjet e Otrantos, është duke u rimorkiuar drejt portit të Vlorës.
Anija me flamur turk kishte pësuar një defekt dhe ishte bllokuar në portin e Venecias, ndërsa kishte si destinacion portin e Anversës në Holandë. E pikërisht dy ditë pas bllokimit ajo është duke u sjellë në portin e Vlorës ku do të riparohet.
Anija sipas mediave italiane ka pësuar një defekt në motorr rreth gjashtë milje larg portit të Pulias, ndërsa pjestarët e ekuipaizhit, numri i të cilëve nuk dihet, nuk kanë mundur të riparojnë defektin në motorr.
Këta të fundit kanë njoftuar për avarinë autoritet portuale të Galipolit, të cilët më pas janë vënë në kontakt me kapitenerinë e portit të Vlorës dhe i kanë vënë në dijeni për defektin e anijës dhe koordinatat e saj.
Ndërkohe burime pranë kapitenerisë së Vlorës bëjne me dije së nga porti detar i këtij qyteti rreth orës katër të pasdites së të hënës është nisur një rimorkatior, ndërsa pritet që anija turke të ankorohet në portin e Vlorës rreth orëvë të para të mëngjesit të së martës.
Redaksia Online
(ac/es/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com