‘Defender 21’, mbërrijnë në Rinas 267 ushtarë amerikanë! Yuri Kim: Jo vetëm përfitim ushtarak, SHBA ka investuar 35 mln dollarë me punësimet për stërvitjen

Mbërritën pasditen e sotme 267 ushtarë të Forcave Amerikane në Tiranë, pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender 21” që Shqipëria pret si aleate e NATO-s. Trupa e Ushtrisë Amerikane mbërritën në Aeroportin e Rinasit dhe janë pjesë e 28 mijë trupave shumëkombëshe që do të vijnë në vendin tonë deri më 20 qershor 2021 kur dhe përfundon stërvitja.

Të pranishëm për t'i mikpritur ishin ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në Shqipërisë, Bajram Begaj. 

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se ‘defender 21’ është një stërvitje ka sjellë edhe punësim dhe injektim në ekonominë lokale. Sipas saj deri tani SHBA ka injektuar në ekonominë shqiptare 35 milionë dollarë vetëm për këtë stërvitje. 

Stërvitja është zhvilluar në Durrës, apo edhe në Pashaliman të Vlorës mes marinës amerikane dhe asaj shqiptare. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

Forcat e Armatosura Shqiptare do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:33
Gjenerali amerikan: Faleminderit për mikpritjen, jemi këtu për t'u stërvitur me aleatët tanë

1621174357_gjeneral.jpg

Komandanti i Brigadës së 53 të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane, Blake Glass, sapo mbërriti në Rinas tha se kjo stërvitje është një mundësi shumë e mirë për të gjithë.  

“Dua të falënderoj të gjithë për mikpritjen. Jemi shumë të entuziasmuar që jemi këtu në Shqipëri për stërvitjen ‘Defender 21’. Në javët në vazhdim do të kem mbi 2000 ushtarë amerikanë që do të marrin pjesë. Është një mundësi shumë e madhe për të mësuar të gjithë nga kjo stërvitje dhe jemi këtu për të punuar me aleatët tanë të NATO-s”, tha gjenerali duke folur për mediat.

Ora 16:19
Ushtarët amerikanë mbërrijnë në Shqipëri, shefi i shtabit të Përgjithshëm të FA: Është një ngjarje historike për ushtrinë dhe për vendin

Shefi i Shtabit të Përgjithshme të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj teksa priti 267 ushtarakë nga SHBA, tha se kjo është një ngjarje historike.

'Është një stërvitje historike një stërvitje që për herë të parë ndodh në Shqipëri sot pritëm 267 trupa amerikanë të cilët janë pjesë e kësaj stërvitje të madhe. Është një stërvitje komplekse që përfshin në fushën ajrore, tokësore dhe detare. Sot pjesë e ekipit të forcës tokësore që do të bëhet në Bizë është edhe pjesa e ushtarëve që mbërritën sot që do të zhvillohet në Bizë. Është një ngjarje historike, jo vetëm për ushtrinë por edhe për vendin tonë.'- tha Begaj.

Ora 16:14
Defender 21/ Yuri Kim: Jo vetëm përfitim ushtarak, por edhe ekonomik! SHBA ka shpenzuar 35 milionë dollarë me punësime

1621174141_Video.jpg

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, tha se ‘defender 21’ është një stërvitje ka sjellë edhe punësim dhe injektim në ekonominë lokale.

“Është një ditë emocionuese. Jemi këtu për të parë ardhjen e trupave amerikane që vijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe të bërë në këtë rajon.

Shqipëria është mikritësi kyç nga të gjithë vendet e Ballkanit. Kjo është historike. Dua të nënvizoj se kjo stërvitje përveç përfitimi ushtarak sjell me vete punë dhe injektimi në ekonominë.

SHBA ka shpenzuar 35 mln dollarë për punësimin e shqiptarëve si shoferë, punëtorë ndërtimi apo kuzhinierë. Ne do të kemi më shumë se 6000 ushtarë amerikanë këtu, jo të gjithë njëherësh por herë pas herë”, tha ambasadorja.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion