Ushtarakë të kombeve të ndryshme të mbledhur në Shqipëri për stërvitjen më të madhe Defender 21, mbrëmjen e së enjtes kanë zhveshur unfirormën dhe janë bërë një nën tingujt e muzikës.
Pamjet i përkasin një lokali në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ushtarakë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, SHBA-të, Kroacia, Greqia, Kosova, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria dhe Rumania iu bashkuan argëtimit me muzikë karaoke.
Nuk munguan këngët himn të shqiptarisë si “Kuqezi” dhe “Xhamadani Vija Vija”. Por jo vetëm shqip. Muzika shpërtheu nga të gjitha kombësitë. Kështu mbrëmja e djeshme në Lungomare mori emrin e Defender Europe 2021.
‘Defender Europe 21’ është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje. Stërvitja do të zhvillohet deri në 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?
-
PS
65.7%
-
Opozitës
11.4%
-
Konsensual
22.9%
Vota total: 140
Lajme të tjera
-
Shqipëria i jep zyrtarisht dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO
26 Maj, 13:07
-
Smith: NATO e shqetësuar për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit
26 Maj, 12:34
-
Raportet Kinë-Rusi vazhdojnë të transformohen pas pushtimit të Ukrainës
26 Maj, 12:05
-
Zhvillohet në Vlorë stërvitja ushtarake ‘GRUPEX’, anijet luftarake rrethojnë Karaburunin! Sot do kryhen qitje bregdetare me top e mitralozë
26 Maj, 11:04
-
Shkrumbohet autobusi në Vlorë, po transportonte punonjësit e fasonerisë! Asnjë i lënduar
26 Maj, 07:12
-
Anëtarësimi në NATO, Turqia ende pa marrëveshje me Finlandën dhe Suedinë
25 Maj, 20:16
-
Ylli Pata: 'Rastësia' e 'Pashalimanit në NATO'-ditën e finales europiane në Tiranë
25 Maj, 17:27
-
Rama zbulon projektin: Bazë detare të NATO-s në Shqipëri! Komandanti i Operacionales: Shqipëria, vëllai i madh i vendeve të rajonit
25 Maj, 16:06
-
Aksident në Vlorë, përplasje e fortë mes dy makinave
24 Maj, 23:50
-
Erdogani nuk dëshiron të flasë 'kurrë' më me Micotaqisin
24 Maj, 21:22
-
U arrestua se dha certifikata pronësie për tokat në bregdet, lirohet ish-drejtori i Kadastrës Sarandë
24 Maj, 17:48
-
Frrok Çupi: Diva – Divine – Divjakë
24 Maj, 16:26
dakort jam me cdo feste qe behet, me njerzit me ushtaret me perqafimet me kenget e vallet. sjam dakort me komitetin teknik te ekspereteve qe mbajne gjalle hijen e covidit duke menduar ngusht vetem per klinikat e tyre private. konflikti i interesit eshte arsyeja pse jemi sot te burgosur dhe nuk festojme dot si keta miqte amerikane
PërgjigjuTe shohesh vllazrit me amerikanet ne krah dhe pa kimplekse eshte lumturi pa mase infinit...rroft Arberia rroft USA
Përgjigju