Stërvitja më e madhe në histori, Kuvendi i hap rrugë zbarkimit të ushtrisë amerikane në Shqipëri para zgjedhjeve! A do pranojë Ilir Meta?

Stërvitja më e madhe në histori, Kuvendi i hap rrugë zbarkimit të ushtrisë amerikane në Shqipëri para zgjedhjeve! A do pranojë Ilir Meta?

Foto ilustruese

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka miratuar sot projektligjin, duke i hapur rrugë zbarkimit të mbi 3 mijë ushtarëve amerikanë në Shqipëri, para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake në historinë e shtetit shqiptar. Stërvitja do të zhvillohet në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021 në Shqipëri, nën drejtimin e ushtrisë amerikane, ku do të demonstrojë aftësitë edhe ushtria shqiptare. Në stërvitje do të marrin pjesë edhe 3 100 trupa të vendeve anëtare të NATO-s, si dhe 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot, 1000 automjete jo luftarake, tanke, blinda etj.

Miratimi i nismës nga Kuvendi diktohet nga një parashikim kushtetuese, sipas të cilit nëse në stërvitje marrim më shumë se 1 mijë trupa të huaj, vendimi duhet të merret nga Parlamenti. Për të shpjeguar përmbajtjen e projektit, në Komisionin e Sigurisë ishin të ftuar , zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe përfaqësues të lartë të ushtrisë shqiptare. 

“Kjo është stërvitja më e madhe në historinë e stërvitjeve ndërkombëtare në territorin e Shqipërisë. Qëllimi i stërvitjes është që trupat tona ushtarake të aftësohen më tej për të pritur dhe për t’u koordinuar me forca ushtarake partnere në stërvitje dhe operacione të përbashkëta. Kjo stërvitje do ta rrisë efektivitetin e përdorimit të kapaciteteve tona ushtarake për të gjitha sfidat e mëvonshme. Në çdo rast prezenca e forcave aleate do të shoqërohet nga ushtarakët tanë”, tha Petro Koçi.

Ndërkaq, relatori i projektligjit, Myslim Murrizi, informoi se në radhët e ushtrisë shqiptare do të marrin pjesë në këtë stërvitje 900 trupa. Në përfundim, Komisioni e votoi më konsensus projektligjin. Nisma do të votohet nga Parlamenti gjatë seancës së radhës. Mbetet për t’u parë nëse projektligji do të dekretohet apo do të kthehet nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka paralajmëruar se do të ‘rrëmbejë armët’ në 25 prill. 

Stërvitja do të zhvillohet në Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, në garnizonin “Skënderbej”, në bazën ajrore të Farkës, në bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone. Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë do të udhëheqë stërvitjen.

Strukturat dhe elementët e parë të ushtrisë amerikane do të fillojnë të zbarkojnë në Shqipëri që në fillim të muajt prill 2021, për përgatitjen infrastrukturës logjistike për  ngritjen e kampeve fushore në të gjitha vendet e dislokimit dhe terrenet stërvitore të ofruara nga ushtria shqiptare.

Nisma për stërvijen në Shqipëri

Kliko këtu për të lexuar dokumetin e plotë

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mitch: 27/02/2021 22:26

    Prezenca e ushtrise anerikane nje dite mbas zgjedhjeve eshte per shmangur planet e Rames per te perdorur policine dhe bere grusht shteti per te mos dorzuar pushtetin ne menyre paqesore. Nato ka te dhena inteligjente.

    Përgjigju
    • Italiani: 01/03/2021 19:40

      O zoteri Grusht Shteti quhet kur ti merr pushtetin me dhune si è beri Saliu, Si do e beje Rama kur e ka vete Pushtetin edhe sikur ta imagjinojme qe do humbe!!! Pushteti dorezohet shume muaj me vone jo nje dite mbas zgjedhjeve

  • Gashi: 27/02/2021 10:03

    Nuk eshte rastesi 26 prilli,ate dite do ti fitoj zgjedhjet Edi Rama,Basha dhe Iliri te thyer dhe te pashprese do te mu dohen te bejn revulucion.Por aty do te jet NATO,do te shfryetzohet rasti qe te arrestohen politikanet e korruptuar,Nato do te jet faktor sigurie qe do ta perkrah Ramen dhe reformen per drejtsi...urime Edit per ket kordinim.

    Përgjigju
  • andi: 27/02/2021 08:07

    po covidi dhe masat apo nuk ekzistojne per te tilla evente?!

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 26/02/2021 23:41

    Jo vetem Likes Saliut Lulit i kane hyre drithmat nga Amerika dhe NATO por edhe Vucicit ne Beograd dhe Putinit ne Moske.

    Përgjigju
  • ymeri: 26/02/2021 19:25

    NATO TE ARRESTOJE METEN,SALIUN,BASHEN,,DHE KRYEMADHIN,,,ATEHERE MERR FRYME LIRISHT SHQIPERIA...

    Përgjigju
    • Like: 26/02/2021 19:52

      Keta mundet ti arrestoje dhe vete populli cfare pret

  • Beni: 26/02/2021 19:14

    Si duket edhe nje stervitje ne kuader te Nato duhet ta paraqesin si dicka te organizuar nga Rama por qe armiqte e popullit, Presidenti dhe Opozita duan ta sabotojne. Hajde merre vesh ku ka arritur hipokrizia.

    Përgjigju
  • redi: 26/02/2021 19:00

    Ardhja e ushtruse se Natis tregon bashkepunimin midis partnereve .Shqiperia eshte Republike parlamentare ,ku parlamenti vendis.Populli i ka deleguar voten deputeteve dhe ata vendosin ne votimqe patjeter do jete pozitiv.Meta nuk besoj ta kthej vendimin

    Përgjigju
    • Like: 26/02/2021 19:51

      Me fal o shoku Shqiperia nuk eshte Republike Parlamentare sepse like injoranti eshte vetem kukull. Eshte Republike Parlamentare kur presidenti zgjidhet direkt nga populli dhe jo nga deputetet gje qe nuk ndodh ne Shqiperi

  • Genci: 26/02/2021 18:13

    Stervitja me e madhe ne histori ?????? 900 ushtarake shqiptare dhe 3000amerikane.Nuk e kuptoj!!!!!!! Shqiperia para 1990 ka patur 250.000 ushtare te rregullt pa perfshire oficeret etj plus 250.000 trupa rezerviste

    Përgjigju
    • Genci DUKA: 27/02/2021 10:11

      Juli kishim 2500 tanke dhe 250 aeroplane luftarake MIG me te miret ne Ballkan per kohen. LEXO O trushkulur PASTAJ KOMENTO.

    • Juli: 27/02/2021 08:59

      O genciii, po kishte ushtare 250 mijë po nuk benin stercitje te tilla ata, i benin stervitjet me gomerë jo me blinda

  • Emigrantt: 26/02/2021 18:08

    Nuk e kuptova ne histori pas viteve 90 apo ne historin e shtetit shqiptar Me sa di un nje stervitje esht ber ne vitet 60 ku moren pjes me shum se 100 mij trupa aktiv e rezerv

    Përgjigju
    • Cubi: 26/02/2021 20:04

      Behet fjale per kohen sotme te ndritur,qe figura e kreut te shtetit tall menderen. Kurse ne ate tjetren te tridhte,po ta kishe ne mendje jo te veproje. Ne ate kohe stervitja behej duke ngren buk me caj e djath,kurse sot kercet berxolla. Sot ka ** vuatje**

    • Eri: 26/02/2021 18:17

      Ne historine e shtetit shqiptar me trupa te huaj. Atehere ushtaret tane nuk kishin cfare te hanin, hanin opingat pas stervitjes

  • Tirona: 26/02/2021 18:00

    Mos ja qani hadhin Likes se ka Trimat e Cepanit dhe te Kombinatit, Ndersa Mona ka Bekinat e Jales.

    Përgjigju
  • Like: 26/02/2021 17:55

    Kush e pyet liken, duke pare se si po ndersen popullin ka te drejte amerika se mos place ndonje lufte civile

    Përgjigju
  • likelike: 26/02/2021 17:33

    shqipria shkemb graniti, like shpalli luft imperializmit amerikan mos u dorzo

    Përgjigju
  • Kobi: 26/02/2021 17:30

    haha. Mos ta miratonin po tua mbante.

    Përgjigju
  • JamKushJam: 26/02/2021 16:30

    hahahahahahahahahahaha... te jete mesazh nga amerikanet per Liken thua???... hahahahahahahahaha do i ngelet shpata ne dore me ata 100ra mbeshtetes qe ishin bere gati per lufte..... ec xhixhi, s'te ndihmon dot as Lulushka me Sali beun se kan hallin e tyre!!!!!

    Përgjigju
    • Bardhi MAMADHI: 02/03/2021 19:00

      Rrëmujë për zgjedhjet shansin më të madh e ka Presidenti dhe Saliu që ka mbi 2 vjet bëjnë thirrje për revolucion përmbysje, thirrje pe lufte e tjera.Ndersa Kryeministri ska arsye te bej thirrje per grusht shteti kur vetë është ne pushtet.Amerika ka ardhur te mbaj të qetë ata qe janë te shqetësuar mjaft kohet e fundit dhe më sa di unë kohet e fundit dit ne qëndrimet e thirrjet janë Salı, Iliri të cilët do ti kontrollojne e te mbajnë të qetë amerikanët

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë