'Defender 21', vijon zbarkimi i mjeteve e trupave të ushtrisë amerikane në Durrës! Peleshi poston videon: Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe

Vijon zbarkimi i mjeteve e ushtrisë amerikane në Portin e Durrësit, në prag të stërvitjes së NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar një video nga porti i Durrësit ku shihet fluksi i madh i mjeteve ushtarake, një përqendrim që zyrtarët amerikanë thanë se nuk është parë në vendin tonë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Peleshi shkruan se tashmë gjithçka është gati për të çelur "stërvitjen e përbashkët më të madhe"

"Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gjithçka gati për të çelur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuader te NATO, Defender Europe 21", shkruan Peleshi.

Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan.

Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
'Defender 21' Ambasada amerikane i uron mirëseardhjen 3 gjeneralëve të SHBA-së, do të asistojnë stërvitjen ushtarake

Ambasada amerikane i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri 3 gjeneralëve amerikanë, Jeffrey Harrigian, Christopher Cavoli dhe Tod Wolters, të cilët do të asistojnë në nisjen e 'DefenderEurope21', stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

“Ne i urojmë mirëseardhjen Gjeneralit Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s; Gjeneralit Jeffrey Harrigian, Komandant i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë – Forcave Ajrore Afrikë, si dhe Komandës Ajrore Aleate; dhe gjeneralit Christopher Cavoli, Komandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë dhe Afrikë. Tri Gjeneralët me katër yje mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e #DefenderEurope21, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. #KrahperKrah”, shkruan Ambasada. 

 

Ora 17:53
'Defender 2021', Peleshi pret Komandantin e Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë: Të gatshëm për të mirëpritur dhe serinë e Defender-it '23 dhe 25 në të ardhmen (VIDEO)

Një para nisjes së stërvitjes “Defender Europe 21”, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti në një takim Komandantin e Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Cavoli.

Teksa i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Gjeneral Cavolit, Ministri Peleshi e njohur atë me masat e marra nga vendi ynë për mbarëvajtjen e kësaj stërvitjeje të rëndësishme.

Sipas Peleshit, kjo stërvitje do të shërbejë si gur themeli për çuarjen përpara dhe intesifikimin e stërvitjeve dypalëshe, Shqipëri-SHBA.

Gjithashtu, ai konfirmoi gatishmërinë e palës shqiptare jo vetëm për të rritur prezencën në stërvitjet e tjera Defender jashtë kufijve, por dhe për të mirëpritur serinë e Defender-it ’23 dhe ‘25 në të ardhmen, po në Shqipëri.

Ministri Peleshi falënderoi Gjeneral Cavolin për mbështetjen që SHBA kanë dhënë dhe vijojnë të japin për modernizimin e Forcave të Armatosura të vendit tonë, me qëllim rritjen e nivelit të tyre të gatishmërisë, operacionalitetit dhe ndërveprueshmërisë, për të qenë në lartësinë e sfidave të sigurisë dhe mbrojtjes të kohës në të cilën jetojmë.

Nga ana e tij, Gjeneral Cavoli vlerësoi masat e marra nga vendi ynë, si vend pritës, për zhvillimin dhe arritjen e objektivave të stërvitjes Defender Europe ‘21. Ai nënvizoi rëndësinë që kanë stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta, të cilat rrisin nivelin e ndërveprueshmërisë ndërmjet aleatëve.

Stërvitja Defender 21 është cilësuar si një mundësi e shkëlqyer që ushtarakët shqiptarë dhe ata amerikanë, të stërviten së bashku në mënyrë që, ata do të jenë të aftë që në të ardhmen të përballojnë sfidat, po së bashku.

Më tej, Gjeneral Cavoli siguroi ministrin Peleshi se Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë, do të vijojë të planizojë dhe zhvillojë stërvitje të përbashkëta me FA, si dhe do të mbështesë në vijimësi procesin e modernizimit të tyre.

Niko Peleshi me Komandantin e Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Cavoli

Ceremonia e pritjes për Komandantin e Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, Gjeneral Christopher Cavoli
/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • publik: 03/05/2021 20:06

    Jemi mësuar. Nuk i di numrat e saktë po nuk ma do mendja të jenë më shumë se 'ALBA' ose 'PELIKAN'. Sa për t'i thënë që nuk është se kemi pritur Amerikën për të parë ushtri e tanke rrugëve.

    Përgjigju
  • GOLI: 03/05/2021 16:25

    MËMA NA ARMATOSET...ME KËMBË TË MBARË....SHPRESOJMË QË QËLLIMI TË JETE: VAJTJA TEK MOLLA E KUQE....TË NA ROJ MËMA SHQIPËRI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës