‘Defender europe 2023’, ushtria shqiptare në një ekspozitë ! Turistë nga Franca dhe Kanadaja ‘prekin’ armët shqiptare

Stërvitja “Defender Europe 2023”, shërbeu edhe si një dritare informuese për qyetarët dhe turistët në lidhje me forcat e armatosura shqiptare të cilat u ekzposuan në sheshin Nënë Tereza Ishin pikërisht këta helikopterë amerikanë të cilët i dhanë dritën jeshile nisjes së stërvitjes “Defender Europe 2023”, që zhvillohet për herë të dytë në vendin tonë, pas atij të vitit 2021

Eventi ushtarak është konceptuar si një stërvitje e përbashkët mes 24 000 trupave të forcave të NATO-s, 7 000 nga SHBA dhe pjesa 17 000 turpa nga 26 vendet anëtare. Nga Shqipëria janë përfshirë 800 trupa të FA-ve kurse Kosova përfaqësohet me 1300 efektiva.

Ushtarakët amerikane e shikojnë ngjarjen si një rast për të mësuar nga aftësitë e njëri tjetrit.  

“Trajnimi është shumë i rëndësishëm pasi tregon angazhimin për të qendër bashkë dhe për të mësuar nga aftësitë e njëri tjetrit dhe për të përforcuar mënyrën e bashkëpunimit mes njëri tjetrit. Është një pyetje shumë e mirë! Është tregues i partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA. Shqipëria është një mundësi e mirë për ta realizuar. Lufta Ukraina dhe Kosova? Stërvitja shfaq edhe njëherë aftësitë tona ushtarake dhe kapacitetin tonë për të kooperuar së bashku”, thotë gjenerali amerikan Hughes.

Stërvitja është konceptuar si një dritare informimi për qyterarët dhe turistët në lidhje me forcat e armatosura përmes ekpsozitës në sheshin “Nënë Tereza”. Aty u ekspozuan dhe armatimet e tokësore, ajrore e detare.

Ekspozita të ngjashme do të çelen dhe në qytetet tjera të vendit për të qenë sa më pranë qytetarëve. Stërvitja “Defender Europe 2022”, do të shtrihet në të gjithë territorin shqiptar, në zonat malore, në bregdet, por edhe në pikat kufitare, ku forcat ushtarake aleate do të aplikojnë metodat e reja të mbrojtjes, duke simuluar  situata artificiale të sulmeve të mundshme.

Në kuadër të stërvitjes rreth 7 mijë pajisje u dërguan nga SHBA për në Evropë ndërkohë që do të angazhohen edhe 13 mijë pajisje të tjera, të nxjerra nga stoqet e të pozicionuara paraprakisht. Task Forca Jug, e plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë do ti bashkohet trupave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Sipas Pentagonit, “Defender Europe 2023” është krijuar për të demonstruar aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa dhe pajisje të besueshme luftarake për të siguruar aleatët, për të penguar ata që do të kërcënonin paqen e Evropë dhe të mbrojë kontinentin nga agresioni.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur