SHKODER- Dega e PD Shkodër ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vonon emërimin e drejtorëve rajonalë në Shkodër sepse pret që bandat të bien në ujdi.
Në një deklaratë të bërë pak pas përfundimit të mbledhjes së kreut të qeverisë me drejtuesit e këshillit drejtues të qarkut të veriut, PD Shkodër shprehet se pasi turpëroi Shkodrën duke i kandiduar një trafikant droge të dënuar në Itali, po vonon emërimin e drejtuesve sepse për të ka rëndësi vetëm pushteti personal.
Deklarata e plotë e PD Shkodër
Është e turpshme dhe e dënueshme përdhosja që po i bën Edi Rama qytetit të Shkodrës.
Pasi i turpëroi socialistët e Shkodrës duke i kandiduar për Kryetar Bashkie, pa i pyetur, një trafikant droge të dënuar në Itali, Edi Rama ka rreth 2 muaj që ka lënë Shkodrën pa drejtorë rajonal, sepse pret që bandat të bien në ujdi për të ndarë pushtetin.
Nuk ka rëndësi për Edi Ramën se çfarë mendojnë qytetarët e Shkodrës. Nuk ka rëndësi për Edi Ramën se çfarë mendojnë socialistët e ndershëm të Shkodrës. Nuk ka rëndësi për Edi Ramën që Shkodra ka djem dhe vajza të talentuar, të arsimuar mirë dhe të aftë për të drejtuar administratën publike lokale.
Për të ruajtur pushtetin e tij personal, për Edi Ramën ka rëndësi vetëm vazhdimi i marrëveshjes së bashkëqeverisjes me krimin e organizuar në Shkodër. Shkodra nuk ka për t’ia falur këtë! Edi Rama duhet të mësojë se me Shkodrën as nuk mund të tallet dhe as nuk mund të luajë!
Partia Demokratike Dega Shkodër i bën thirrje qytetarëve të Shkodrës, pa asnjë dallim politik, të përbuzin këtë model qeverisjeje, ta refuzojnë fuqimisht tentativën e Edi Ramës për të veshur me pushtet krimin në Shkodrën e kulturës dhe dijes.
Shqipëria dhe Shkodra ka vetëm një rrugë! Të ndahen nga krimi, të refuzojnë të keqen, dhe të punojmë bashkarisht për Shqipërinë si gjithë Europa!
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.2%
-
Të gabuar
22.3%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptar e të huaj, Rama: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist', ish-diktatori do ‘rrotullohet në varr’
16 Janar, 16:28
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
NYT: Shqipëria dritë jeshile projektit të Jared Kushner ndërsa Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë! Qeveria do pastrojë ishullin nga municionet
16 Janar, 11:29
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24
-
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
16 Janar, 10:29
-
Mero Baze: 35 me 14
16 Janar, 07:12
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29
-
Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë! Rama: 1 mld euro investimi, gati brenda 3 viteve! Synojmë të jemi lojtar kyç në rajon
15 Janar, 09:55
-
VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj! Musk? Kryeministri: Të tjerët shkojnë e vijnë, unë mbetem
15 Janar, 09:33
-
Abu Dabi, firmoset sot marrëveshja trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit! Rama: Gur kilometrik drejt pavarësisë energjetike
15 Janar, 08:52