'E keni bërë si tender' Rama përplaset me Sterkajn për emërimin e drejtorëve të rinj: Do merrem vetë, ju nuk i dhatë drejtim

TIRANE- Kryeministri Edi Rama do të marrë në dorë emërimin e drejtuesve të drejtorive rajonale në Shkodër. Kjo ka qenë deklarata e kreut të qeverisë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura me drejtuesit e rajonit të Veriut. Burime bëjnë me dije për gazetaren Klesiana Omeri, se ka qenë deputeti Paulin Sterkaj i cili është shprehur se çështja e emërimit të drejtorëve të rinj është kthyer në tender pasi secili propozon emrat e tij.

Kreu i qeverisë ka deklaruar do të merret vetë me këtë çështje duke qenë se ata nuk kanë mundur t'i japin drejtim. Ai ka njoftuar se ditën e hënë do të zhvillohet një mbledhje e posaçme me drejtuesit e Shkodrës.

"Nuk e kemi bërë tender. Musai më ka thënë që i keni çuar nga 7 lista. Kam menduar që ju do ta zgjidhni këtë gjë. Tani do merrem vetë. Meqë ju nuk i dhatë drejtim. Të hënën mbledhje e posaçme vetëm me Shkodrën për këtë gjë", mësohet të jetë shprehur Rama.

Një ditë më parë deputeti socialist Arben Pëllumbi deklaroi pas mbledhjes me tone të ashpra, se me vendim të kryesisë të PS-së është shkrirë struktura drejtuese e PS në Shkodër. 

Ai tha se presidenti Ilir Meta duhet të caktojë një datë për zgjedhje të parakohshme në Shkodër.

Partia Socialiste ngriti dy komisione (një prej të cilëve qytetar) për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës. Ngritja e komisioneve erdhi pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës pas akuzave që PD ngriti ndaj tij për fshehje të dënimit në Itali në formularin e dekriminalizimit.

Rama udhëroi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra ndërsa deklaroi se për disa nga gratë do të rishikohet pozicioni. Kreu i qeverisë u shpreh se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 02/11/2019 01:59

    Ee mor Tom zeza te bani Edi Rama me nej si pule e lagme

    Përgjigju
  • Toni: 02/11/2019 01:59

    Ee mor Tom zeza te bani Edi Rama me nej si pule e lagme

    Përgjigju
  • Adi: 01/11/2019 13:32

    Rama jepi drejtim shkodres emeroji drejtoret se kemi Ngel ne meshir te fatit. Duhet shum pune ne shkoder reparti par duhet te jen rruget se jan cop cop gjith gropa ne cdo cep

    Përgjigju
    • A.n.: 01/11/2019 15:42

      Socialista dhe barkderra. :(

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë