Degët me konkurs, pikët që iu duhen,
regjistrimet deri më 25 gusht

Degët me konkurs, pikët që iu duhen,<br />regjistrimet deri më 25 gusht
Degët e universiteteve publike të cilët do ti përzgjedhin fituesit me anë të konkursit, kanë nisur regjistrimet e kandidatëve. Kjo procedurë do të mbyllet pas datës 25 gusht, ndërsa në fillim të shtatorit do të zhvillohen testet speciale.

Për tu klasifikuar fitues tek Artet, sportet, disa degë të pedagogjisë dhe Arkitekturë, të rinjtë iu nënshtrohen testeve speciale. Kjo, për shkak të specifikës që kanë këto degë. Për çdo degë është vendosur një prag minimal dhe maksimal pikësh që duhet të fitojnë kandidatët. Kështu pikët maksimale që duhet të marrë një maturantë në konkursin për Arkitekt dhe Urbanist janë 65. Për degën Edukim Fizik e Sporte në Universitetin e Elbasanit dhe të Shkodrës pikët maksimale të konkursit 70.

Po kaq do të jenë pikët e konkursit edhe për degët e arteve pranë Universitetit të Shkodrës. Për tri degët e Universitetit të Durrësit, Menaxhim i Bankave, Menaxhim Hoteleri-Turizëm, Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, pragu minimal i pikëve të konkursit do të jetë 40 dhe ai maksimal 100. Për Universitetin e Arteve, vlerësimi i testit special për programet e Arteve, pasi për çdo degë, pikët minimale të konkursit do të jenë 60 dhe ato maksimale 240.

Së fundi, për dy degët e Universitetit të Sporteve, Shkenca të lëvizjes dhe Fushat e veprimtarisë fizike të shëndetit dhe rekreacionit, testi special do të ketë 70 pikë në total.

Konkurset

Udhëzimi i ministrisë së Arsimit, përcakton datat e zhvillimit të konkurseve në Universitetin e Arteve, atë të Sporteve, në universitetin Politeknik për degën e Arkitekturës dhe Urbanistikës si dhe në Akademinë e Arteve Shkodër. Konkurset do startojnë në datë 2 shtator 2013 dhe mbyllen më 6 shtator.

Kandidatët që dëshirojnë të ndjekin studimet në Universitetin Politeknik, dega Arkitekt dhe Urbanist, sipas këtij udhëzimi duhet që veç provimeve të maturës shtetërore, t’u nënshtrohen edhe konkursit tri ditor që do të startojë më 2 shtator dhe do të mbyllet më 4 shtator.

Sipas udhëzimit të MASH për zhvillimin e konkurseve, kandidatët që do të konkurrojnë në Arkitekturë dhe Urbanistikë, 40% të pikëve do t’i kenë nga masatarja e gjimnazit dhe provimet e maturës shtetërore, ndërsa 60% të pikëve do ti fitojnë nga konkursi. Ndërkohë që Universiteti i Arteve këtë vit i ka dhënë më shumë rëndësi konkursit pasi ka vendosur se kandidatët do të fitojnë 70% të pikëve totale nga konkursi, ndërsa nga matura shtetërore vetëm 30% të pikëve totale.

Kjo ndarje e pikëve vlen edhe për kandidatët që do garojnë për akademinë e arteve në shkodër. Sipa sudhëzimit të MASH, konkurrimi për kandidatët e akademisë në shkodër do bëhet në bashkëpunim me Universitetin e artevë në Tiranë në ambientet e këtij universiteti. Gara do të zhvillohet nga data 2 deri më 6 shtator të ndara sipas fakulteteve. Universiteti i Sporteve të Tiranës i ka dhënë të njëjtën rëndësi si Maturës dhe konkursit, pasi niveli i pikëve është i ndarë 50% me 50%. Edukimi fizik në Elbasan dhe Shkodër do jetë po me konkurs hyrës dhe gara do të bëhet në fillim të shtatorit, 2-4 shtator.

(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator