"Degjenerimi" i Kuvendit, Rama
Metës: Ndrysho rregulloren
Degjenerimi i vazhdueshëm i seancës plenare ka bërë që kryeministri Edi Rama t’i kërkojë kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, që të ndryshojë renditjen e çështjeve që diskutohen në rendin e ditës dhe të vendos në krye të saj diskutimet jashtë rendit të ditës. Rama i bëri apel opozitës që të mbajë një qëndrim konstruktiv në parlament dhe të mos bllokojë seancat.
Metës: Ndrysho rregulloren">
TIRANE- Degjenerimi i vazhdueshëm i seancës plenare ka bërë që kryeministri Edi Rama t’i kërkojë kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, që të ndryshojë renditjen e çështjeve që diskutohen në rendin e ditës dhe të vendos në krye të saj diskutimet jashtë rendit të ditës. Kërkesa e Ramës është aprovuar në mënyrë verbale nga kreu i Kuvendit Meta, ndërkohë që rregullorja e parlamentit kohën për diskutimin e lirë 60 minutësh e ka të vendosur në fund të seancës.
Kësisoj kjo kërkesë e kreut të ekzekutivit mund të cilësohet edhe si një ndryshim i rregullores së Kuvendit pasi në të janë të përcaktuar qartë sesi procedohet gjatë seancave plenare. Kërkesa e Ramës u bë për shkak se opozita përgjithësisht në 2 orëshin e parë të seancave plenare merret me çështje që nuk kanë lidhje me rendin e ditës dhe për këtë, ai mund t’i lejoj deputetët opozitarë që të shprehen për çdo pakënaqësi që në hapje të seancës plenare.
QëndrimiKryeministri Edi Rama ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se që nga ardhja e të majtëve në pushtet, taksat janë ulur për 97% të shqiptarëve dhe këtë e dëshmon besimi që FMN dhe Banka Botërore pati me miratimin e huas për qeverinë. Sipas kreut të mazhorancës, opozita e sotme është përgjegjëse për gjendjen në të cilën ndodhet ekonomia dhe tentativa që ata deshën për të budallepsur popullin në 23 qershor mori përgjigjën e merituar.
“E habitshme sesi pretendohet se të ardhurat nuk janë rritur dhe e habitshme sesi njerëz që kanë qenë në krye të financave, flasin këtu dhe ngrejnë pretendime. Kjo parti që në 23 qershor mendoi se populli mund të trajtohej si budalla dhe rruga e vetme është budallallepsja e tij, mori një mesazh shumë të qartë. Të ardhurat janë rritur dhe kjo është 150 milionë dollarë. Si mundet FMN dhe BB të na japë ne huanë nëse performanca jonë do ishte kjo që pretendohet nga opozita.
Si mundet që FMN dhe BB ta konsiderojë këtë si një marrëdhënie ku do ishim në ato kushte ku nuk kemi realizuar të ardhura.”-ka thënë Rama. Sipas tij, opozita do bënte mirë të pyeste vetë shqiptarët për ndikimin e taksave të reja në jetën e tyre dhe të mos merrej me hamendësime dhe njerëz që rrinë në oborrin e SHQUPI-t. “Konsumi i shtresës së mesme dhe të ulët është rritur. Si mund të rritet konsumi nëse nuk ka fuqi blerëse? Kreditë e këqija i latë në gjendje jashtëzakonisht alarmante.
Është e kotë të diskutoni shifrën që ne kemi deklaruar për 720 milionë dollarë borxh i akumuluar dhe i fshehur për shkak të gërshërëve dhe shiritave dhe i fshehur, për shkak të politikës që e çoi qeverisjen tonë në atë derexhe që e çuat dhe ndaj e morët atë përgjigje më 23 qershor.”, -ka thënë kryeministri Rama. Duke i rikujtuar edhe një herë marrëveshjen e lidhur me FMN-në, Rama është shprehur se miratimi i asaj huaje është dëshmia më e qartë se të dhënat që ne paraqesim për rritjen ekonomike janë tërësisht të vërteta.
Shkrimi u publikua sot (11.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 2575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58
-
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
29 Nëntor, 18:55
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20
-
Vlorë/ Ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në spital
29 Nëntor, 17:04
-
‘Sot jemi të gjithë Martin Cani’, nisma që bashkoi të rinjtë! Një portret i përjetësuar nga Helidon Haliti për 14-vjeçarin e vrarë
29 Nëntor, 16:47
-
E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve
29 Nëntor, 16:37