Degjeneron protesta e PD, gurë 
kryeministrisë, flakë bunkerit
SHBA:Dënojmë dhunën / 

Degjeneron protesta e PD, gurë <br />kryeministrisë, flakë bunkerit<br />SHBA:Dënojmë dhunën / 
TIRANE- Demonstrata e opozitës për 25-vjetorin e Lëvizjes Studentore të 8 dhjetorit 1990 degjeneroi në dhunë.  Jashtë çdo paralajmërimi për një marshim të qetë dhe paqësor, protesta e Partisë Demokratike shpërtheu në dhunë kundër kryeministrisë dhe institucioneve publike, si Ministria e Brendshme dhe ajo e Transporteve.
 
Protestuesit të grumbulluar fillimisht para kryeministrisë qëlluan selinë qeveritare me gurë, tymues blu, vezë, shkopinj dhe shishe me ngjyrë. Pas thirrjes të liderëve të Partisë Demokratike, protestuesit u transferuan pranë godinës së Ministrisë së Brendshme duke i vënë zjarrin bunkerit që sapo ishte ndërtuar si instalacion artistik.
 
Ndërsa mbahej protesta e opozitës shefi i qeverisë Rama ndodhej në një aktivitet për Ditën e Rinisë. Policia ka shmangur çdo përplasje të drejtpërdrejtë me protestuesit.
 
Fjalimet e deputetëve, aleatëve, studentëve e qytetarëve të thjeshtë në podiumin para Kryeministrisë përreth dy orë (nga 11:30 deri në 13:15) kaluan në plan të dytë, pasi protesta mori tjetër rrjedhë. Manifestuesit tentuan dy herë të thyejnë kordonin me police vajza që rrethonin kryeministrinë, ndërsa pas shtyrjeve të dhunshme u angazhuan edhe efektivë meshkuj.  Edhe gjatë fjalimit përmbyllës në podium të liderit të opozitës Basha, protestuesit hidhnin sende të forta në drejtim të kryeministrisë, ndërsa nuk u dëgjua asnjë thirrje për të ndalur.
 
Protestuesit i vunë flakën edhe pankartave me foton e kryeministrin Rama.Protesta, ndryshe nga herët e tjera u çel nën tingujt e himnit kombëtar me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve nga e gjithë Shqipëria.
 
Kur u duk se gjithçka mbaroi, thirrja përmbyllëse e ish-të përndjekurve ishte: Të drejtohemi tek Ministria e Brendshme të shembin bunkerin. Bëhet fjalë për bunkerin e sapondërtuar përbri ministrisë, si një instalacion artistik me qëllim turistik. Kaq mjaftoi që turma të transferohej pranë godinës së Ministrisë së Brendshme.
 
Protestuesit kanë përdorur drunj dhe kazanë mbeturinash për të shembur rrethimin mbrojtës të bunkerit në ndërtim, derisa kanë mundur të hipin mbi bunker. Pamjet të kujtojnë rrëzimin e regjimit komunist nga studentët e dhjetorit, por në ndryshim nga ajo kohë ku mbizotëronin thirrjet: "Liri-demokraci", këtë 8 dhjetor të 25 viteve më pas pati edhe zjarr.  Protestuesit u shfaqën mbi bunker me dy gishtat lart, simbolin e demokracisë dhe duke valëvitur flamurin e Partisë Demokratike. Të tjerë hoqën xhaketat e tyre për t'i hedhur brenda bunkerit, aty ku protesta arriti kulmin. Bunkerit ju vu flaka! Bashkë me të, protestuesit dogjën edhe skelat e Ministrisë, e cila është në rikonstruksion ndërsa thyen me gurë xhamat e dritareve të disa ministrive. Por qëllimi i protestuesve ishte shembja e bunkerit, ndaj shumë prej tyre u pajisën me shufra hekuri dhe mjete të tjerë derisa një pjesë e mirë e tij u shkatërrua.

Turma u udhëhoq nga lideri i PD Basha i cili bashkë me ish-kryeministrin Berisha dhe drejtues të PD ndoqën nga afër përpjekjet e protestuesve për ta vënë nën flakë bunkerin.

basha, berisha etj
(Sali Berisha dhe Lulzim Basha mes turmës së protestuesve)

basha, berisha etj
(Protestuesit shkatërrojnë rrethimin dhe ngjiten në majë të bunkerit)

protesa
bunkeri ne flake
(Bunkerit i vendoset flaka nga protestuesit, foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)



Ora 15:00 Basha mbyll protesten me nje fjale nga selia e PD
Kryetari i PD ka përsëritur thirrjen për vijimin e protestave dhe për mosbindje civile ndaj qeverisë. 

Ora 14:25 Policia largohet nga ministria
Kordoni i policisë vendosur pranë ministrisë së Brendshme është shpërndarë. Deputeti i PD Flamur Noka pati një bisedë me efektivët dhe drejtuesit e tyre në mënyrë që policia të zmbrapsej. 
policia
policia

"Mundohuni të mos krijoni përplasje", kanë qenë fjalët e drejtuesve të policisë drejtuar Nokës.
 
Noka kërkoi që policia të largohej në mënyrë që turma të shkonte drejt memorialit të "Azem Hajdarit".

Ora 14:20 Basha dhe Berisha ndjekin shembjen e bunkerit ne mes te turmes, i pranishem edhe Shkelzeni
Kryedemokrati Lulzim Basha dhe lideri historik i se djathtes Sali Berisha kane ndjekur nga turma perreth 15 minuta shembjen dhe djegien e bunkerit nga protestuesit. Gjate qendrimit ne mes te turmes Basha dhe Berisha nuk kane bere asnje thirrje per te ndalur dhunen. Basha eshte pare te bisedoje me disa nga organizatoret per te caktuar skenarin ne vijim te protestes dhe me tej jane larguar ne drejtim te sheshit Skenderbej. ne mesin e turmes ra ne sy edhe djali i ish-kryeministrit Shkelzen Berisha.

shkelzen berisha
(Shkelzen Berisha ne protestë)

Ora 14:00 Kordon policie tek drejtoria e Burgjeve
Ndersa protestuesit jane tubuar te gjithe te ministria e Brendshme ku ndodhet bunkeri, policia ka ardhur e perforcuar duke vendosur kordon sigurie prane drejtorise se Burgjeve per te mos lejuar qe protestuesit te zgjerojne hapesiren e tyre. 

protesta



Ora 13:25 Protestuesit thyejne rrethimin te ministria, me dy gishta mbi bunker
Kane perdorur drunj dhe nje kazan mbeturinash per te shembur rrethimin e bunkerit te ndertuar per qellime turistike, ndodhur perbri Ministrise se Brendshme. Forcat e shumta te policise te cilat u zhvendosen nga kryeministria ne drejtim te Ministrise se Brendshme por nuk munden te ndalnin revolten e protestuesve te cilet munden te hipin mbi bunker duke ngritur dy gishtat lart simbolin e demokracise dhe duke valevitur flamurin e Partise Demokratike. 

shkaterrohet bunkeri

bunkeri

protesta e pd


 
Ora 13:14 Mbarojnë fjalimet, protestuesit drejt ministrisë së Brendshme për të shembur bunkerin
Pas dy orëve fjalim protestuesit janë shpërndarë, ndërsa thirrja që ju bë në fund ishte: Të drejtohemi tek Ministria e Brendshme të shembim bunkerin.

Ora 13:14 Policia boshatis Kryeministrine, i drejtohet Ministrise se Brendshme

Ora 13:00 Basha mban fjalim, turma i sulet kryeministrisë

Ndërsa ora shënonte 13:00 dhe lideri i opozitës Lulzim Basha mbante fjalim në podium, turma shpërtheu në dhunë duke shtyrë me forcë efektivët e policisë duke tentuar të thyejnë kordonin për të hyrë në kryeministri. Me një banderolë të madhe në duar protestuesit u sulën në drejtim të policisë po pa mundur të kapërcejnë kordonin e sigurisë. Jo vetëm kaq. Ndërsa lideri i opozitës Basha bënte thirrje kundër qeverisë, manifestuesit nisën të hedhin sërish tymues blu në ambientet e jashtme të godinës të Këshillit të Ministrave.





proteste e pd
(Gurët, bojra dhe sende të tjera të hedhura para kryeministrisë, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

protestsa opozites

rama dordolec


Ora 12:55 Protestuesit heqin gurët e pllakat e bulevardit, qëllojnë drejt Kryeministrisë
Gazetaret e Shqiptarja.com nga terreni raportojne se protestuesit kane hequr guret e trotuareve dhe kane nisur te qellojne me to ne drejtim te kryeministrise.

shkulin guret

shkulin guret

protesta pd
(Protesta e opozitës përballë kryeministrisë, foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
 
Ora 12:30 Thyhet neoni mbi derën kryesore të kryeministrisë 
Streha me drita në hyrje të kryeministrisë është dëmtuar nga guret dhe sendet e fora qe protestuesit hodhen mbi te. Ajo ndërtuar nga artisti bashkëkohorë Philippe Parreno, i cili i ka vënë emrin “Marquee”. Vendosja e saj ne hyrje te kryeministrise para pak muajsh, u shoqerua me kritika te forta.






Ora 12:20 Protestuesit veze, shkopinj, gure e tymues blu drejt kryeministrise
Ndersa ne podiumin e ngritur para kryeministrise mbaheshin fjalime, manifestuesit hodhen gure, veze, shkopinj, tymues blu e sende te tjera te forta ne drejtim te kryeministrise. 

tymi
protesta opozites

proteste e pd
(Drejt kryeministrisë hidhet tymuse blu, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

protesta opozites

protesta pd
tymi
tymi
(Drejt kryeministrisë hidhet tymuse e bardhë, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

Ora 12:12 Shoqërohet dhe lihet i lirë një i moshuar
Një tjetër protestues i cili kaloi kordonin me police dhe ju drejtua kryeministrisë u shoqërua nga dy efektivë. Por vetëm pas pak momentesh ai është lënë i lirë dhe nuk është transportuar me furgonin e policisë në drejtim të komisariatit.

plaku shoqerohet

plaku shoqerohet

protesta pd

Ora 12:10 Protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë
Një protestues ka mundur të thyejë kordonin e policisë rreth e qark kryeministrisë duke u ngjitur në shkallët e selisë së qeverisë. Ai ka valëvitur flamurin e Partisë Demokratike ndërsa është neutralizuar nga punonjësit e gardës dhe policia. Por ndërkohë e gjithë turma është sulur drejt kryeministrisë duke tentuar të thyejë kordonin me police vajza, por nuk kanë mundur. 

protesta opizites 8 dhjetor

protesta opizites 8 dhjetor

protesta pd

Ora 11:45 Qëllohet me vezë drejt kryeministrisë



protestsa opozites

protestsa opozites

Kordoni me police vajza
Një kordon i gjatë me police vajza është vendosur përpara kryeministrisë, ndërsa edhe vetë përfaqësues të Forumit Rinor të PD-së do të qëndrojnë krah tyre për të shmangur cdo incident që mund të vijë nga turma.


Pankarta kunder qeverise
Në mesin e protestuesve bie në sy edhe prania e të rinjve nga Korpusi Rinor Azem Hajdari, kjo pasi ata janë veshur me bluza që simbolizojnë këtë organizatë.
lezivja azem hajdari protesta

Por protestuesei më i veçantë i kësaj dite është një qytetar i gjithi i veshur në të bardhë, ku ka shkruar me bojë të zezë: "Vllazën demokracia në rrezik, ta shpëtojmë, poshtë dikatatori, ik, punë".

protesta pd



protesta pd

Të tjerë qytetarë mbanin pankarta ku në thelb kanë varfërinë dhe papunësinë.
 
protesta pd

Ashtu sikurse e kishte paralajmëruar PD e ndoqi protestën me një dron
foto nga droni

 
Ora 09.15 Ambasada e SHBA-së: Protesta mund të jetë konfrontuese
Ambasada amerikane në Tiranë i ka drejtuar mesazh qyetarëve të ShBA-së që jetojnë në Shqipëri duke u bërë thirrje të kenë kujdes nga protesta që organizohet këtë të martë nga opozita.

“ Edhe pse demonstrata është njoftuar të jetë paqësore, ajo mund të kthehet në konfrontuese,” shkruhet në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës. Në të i bëhet thirrje qytetarëve të shmangin zonat e tubimit, përfshirë dhe ato në qytete të tjera dhe  të qëndrojnë në shtëpi.

Ora 08.00 Mijëra qytetarë nga rrethet drejt Tiranës
Nga qyteti i Fierit, janë rreth 2500 persona, të cilët pritet të mbërrijnë në kryeqytet. Kryesisht qytetarët do të udhëtojnë të organizuar me autobuzë, por shumë prej tyre me makinat persolane. Po ashtu 600 qytetarë  nga Kukësi, do t’i bashkohen protestës. Në marshimin e PD-së kundër qeverisë, do të marrin pjesë edhe mbi 1500 persona nga qyteti i Lezhës.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë