Dëgjesa me arkitektët/ Inxhinieri Hysenlliu: Teatri është jashtë çdo funksioni, duhet rrafshuar, s’ka kushte

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj po zhvillon një dëgjesë publike në një nga hotelet e kryeqytetit me artitektë e urbanistë për çështjen e shembjes ose jo të Teatrit Kombëtar. Një nga inxhinierët e pranishëm në dëgjesë, Agron Hysenlliu, ka thënë se një grup prej më shumë se 12 inxhinierë kanë kryer ekspertizën e gjendjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar. Hysenlliu ka thënë se gjendja e godinës është më e rëndë nga sa duket. Sipas tij, godina duhet rrafshuar dhe artitektët i kuptojnë më së miri arsyet. Ai ka thënë se materiali me të cilin është ndërtuar godina krijon çarje.

Kemi kryer ekspertizë për Teatrin. TK është jashtë funksionit. I kemi thënë dhe drejtorit të Teatrit që këto gjëra duhen diskutuar. Shumë nga lozhat janë mbyllur për t’u kthyer në depo. Këtu mund të vriten njerëzit nga konfuzioni se dyert janë të mbyllura. Sistemi i zjarrit është jashtë funksionit. S’ka kushte higjieno-sanitare, janë skandaloze. Duhet patjetër që drejtoria e teatrit të veprojë. Në dimër mund të hysh me kapot, në verë është vapë. Akustika është me probleme.

Teatri duhet të pezullojë aktivitetin e tij. Teatri duhet të rrafshohet dhe të konceptohet  me ato kushte teknike që janë të sotme për një objekt që është social kulturor dhe i dedikuar për teatrin. Pasi teatri ka specifika të veçanta. Duhet të ristrukturohet, dhe nëse duhet të ristrukturohet, ju si artitektë i dini shumë mirë kushtet si duhet të jenë përmasat. Duam të riparojmë diçka që nuk riparohet. Situata është e agravuar. Ne jemi inxhinierë, s’na duhen fare gjërat e tjera.

Agron Hysenlliu, inxhinier

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrefi: 18/06/2018 11:30

    Me te vertete ashtu eshte sepse e kam pare vete, por puna qendron qe kur te ndertohet i riu te ruaje arkitekturen e atij egzistues dhe jo te mesoje si kinemate Partizani 17 Nentori dhe Republika qe jane zhdukur.

    Përgjigju
    • Genti: 18/06/2018 13:01

      Je shume i sakte Petref! Tirana e ka humbur idenditetin e saj nga Fidelrat me shoke qe zhduken kinema republika duke premtuar se do e ribenin. Te gjithe shqiptaret jane dakort te paguajne per nje vite nje takse simbolike qe do mjaftonte per te ringritur teatrin me ate arkitekture dhe mjaftueshem te madh e te sigurt. Perse duhet ti falim Fusha sh.p.k. ate qe na takin te gjitheve. Nuk u ngopen keta pisa? Teater pa Kulla dhe cakejte e PD-se te largohen nga artistet ndryshe kjo kauze do te vdese.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë