'Dëgjoni Monikën në TV dhe bëheni gaz i botës', Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: As ndihmën ekonomike nuk miraton dot pa Këshillin Bashkiak, për inceneratorët vendose vetëm
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili e përmendi gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për inceneratorët. Përmes një video Kryemadhi i kujton Veliajt se si deklaronte se nuk merr dot asnjë vendim pa këshillin bashkiak, ndërsa për inceneratorët vendosi vetë!
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili e përmendi gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për inceneratorët. Përmes një video Kryemadhi i kujton Veliajt se si deklaronte se nuk merr dot asnjë vendim pa këshillin bashkiak, ndërsa për inceneratorët vendosi vetë!
“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit. Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”, shkruan Kryemadhi.
Gjatë dëshmisë sot në komisonin hetimor për inceneratorët, Erion Veliaj është përplasur me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku, ku i tha se " Në dallim nga ju, unë vij i përgatitur. Nuk dëgjoj Monikën në televizor, që bëhet gazi i botës”.
Kyemadhi: Komisioni Hetimor për Inceneratorët, amnisti për Veliajn dhe shpëtim për Bllakon
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Me një postim në Facebook, Kyemadhi shkruan Komisioni Hetimo sot u kthye në një seancë amnistuese për Erion Veliajn dhe se seanca përfundoi me shpëtimin e Alqi Bllakos. Kryetarja e LSI-së ka publikuar disa tabela ku, duke akuzuar se babai i Bllakos ka përfituar një pjesë të fitimit të inceneratërve, si i punësuar nga inceneratori i Tiranës
"Komisioni hetimor ditën e sotme, nisi si një seancë amnistuese për Erion Veliaj dhe përfundoi me shpëtimin e deputetit të PS Bllako nga përgjigjet publike për rolin e tij në aferën e inceneratorëve. Shikoni tabelën që tregon si babai i deputetit Bllako ka përfituar një pjesë të fitimit nga inceneratorët, si pagë për babain e tij, direkt i punësuar nga inceneratori i Tiranës. Pagë plot 10 milionë lekë në muaj për 16 muaj. Ky fakt dhe shumë fakte të tjera financiare tronditëse, i kemi vendosur në dispozicion të SPAK për hetimet e tij. Fakte të tjera tronditëse mund të dalin në dritë. Nesër ndiqni filmin e radhës në Komision, ndërsa prova e vërtetë e integritetit qëndron tek prokurorët e SPAK dhe drejtësia e re. A do të funksionojë ligji kundër pushtetarëve që kërcënojnë qytetarët duke pretenduar se kanë kontrollin e SPAK? 2022 duhet të jetë viti i drejtësisë së vërtetë! Kjo është pritshmëria e çdo shqiptari", shkruan Kryemadhi.