Presidenti francez Emmanuel Macron i ndërpreu fjalën një folësi në samitin Africa Forward në Nairobi, Kenia për t’i kërkuar publikut të mbante qetësi.
“Kjo është mungesë e plotë respekti”, tha presidenti ndërsa foli në mbrojtje të folësve që po diskutonin për kulturën.
“Më vjen keq, por është e pamundur të flasësh për kulturën në këto kushte, kur njerëzit vijnë këtu të frymëzuar për të folur dhe ka kaq shumë zhurmë përreth”, deklaroi presidenti francez.
Më tej shtoi se të pranishmit duhet të dëgjonin me vëmendje ose të largoheshin nga salla.
Në samit morën pjesë rreth 30 krerë shtetesh dhe mbi 1500 drejtues biznesesh.
Komente







