‘Dëgjuam ulërima’, dëshmitarët rrëfejnë momentin e vrasjes së vajzës ganeze nga i riu shqiptar: Një person i tretë doli nga dhoma

‘Dëgjuam ulërima’, dëshmitarët rrëfejnë momentin e vrasjes së vajzës ganeze nga i riu shqiptar: Një person i tretë doli nga dhoma

Jawsackie Jaboah dhe Klinton Pira

Vrasja e Jawsackie Jaboah nga 31-vjeçari Klinton Pira, që më pas vrau veten, tronditi kryeqytetin, mbrëmjen e 1 tetorit.

Klintoni e priti partneren e tij, që mbërriti në aeroportin e Rinasit nga Franca dhe bashkë shkuan në një hyrje me qira ditore në Tiranë. Mili, siç njihej ndryshe vajza ganeze kishte ardhur për t’u çmalllur me Klintonin, por ky i fundit i mori jetën.

31-vjeçari e qëlloi disa herë me thikë të renë dhe vetë u hodh nga kati i shtatë i banesës.

Dëshmitarët kanë rrëfyer në polici, tmerrin që kanë parë me sy.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha del dhe një person i tretë, që dyshohet se ka hyrë në dhomë, kur çifti po konfliktohej.

Mili kishte rezervuar dhomën me qira ditore ‘online’. Personi i agjencisë i ka pritur pas pallatit. Sipas tij, çifti ka qenë i shoqëruar nga persona të tjera, një grua në moshë të madhe, që thotë se ka qenë e ëma e Klintonit dhe një djalë tjetër, rreth të tridhjetave. Kur janë takuar me dëshmitarët, janë ndarë nga familjarët dhe kanë shkuar drejt hotelit. Janë akomoduar në një hyrje në kat të shtatë të pallatit. Ai ka rrëfyer në gjykatë se të dy personat “ishin të sjellshëm, të komunikueshëm dhe të qetë. Për sa kohë kam qenë me ta, ai thotë se nuk ka parë asnjë shenjë nervozizmi dhe më pas është larguar.

Një banor i pallatit, që ndodhet pas shkollës “Pjetër Budi”. Ai thotë se ka qenë bashkë me gruan, kur dëgjuan zhurma në katin e banesës ku jetonin. “Ishin zëra të hollë, si zëra fëmijësh. Ishte zëri i një femre që ulëriste dhe doli në korridor. Sa më shumë zbriste shkallët, aq më mbytëse bëhej ulërima e saj”.

Gruaja e tij ka, shtetësja me iniciale M.R. ka treguar se ka parë nga syri i derës dhe ka dalluar një mashkull me bluzë të bardhë që po zbriste shkallët. Pastaj, shton se erdhi një burrë tjetër, por nuk është e sigurt se bëhet fjalë për të njëjtin person.

Më tej, shtetasi me iniciale M.Sh. rrëfen se kur ka dalë nga banesa për të pirë kafe, ka parë që gjithë korridori i katit të shtatë ishte i mbuluar me gjak, ndërsa kur ka zbritur poshtë ka parë trupin e pajetë të Klintonit.

Një parukiere ka dëshmuar se ka parë një vajzë “të huaj, të bukur, me flokët me rrica, që shoqërohej nga dy meshkuj të bardhë dhe po trajtoheshin nga rruga ‘Muhamet Gjollesha’, në krahun tjetër të vendit u ndodhi ngjarja”.

Nëna e së ndjerës tregoi një ditë më parë në një lidhje telefonike për “Shqipëria live” dhe vajza e saj dhe Klintoni shkonin shumë mirë me njëri-tjetri dhe u trondit nga lajmi. Ajo foli vetëm për një debat në “Facebook” dhe se Mili ishte nisur gjithë qejf drejt Shqipërisë për të takuar partnerin dhe familjen e tij.

Arsyen se përse e kthyen historinë e dashurisë në një krim makabër mbeten të paqarta./ T.CH 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Çaji i boronicës së thatë, mbron imunitetin gjatë ditëve të ftohta! Si ta përgatisni

Çaji i boronicës së thatë, mbron imunitetin gjatë ditëve të ftohta! Si ta përgatisni