U aksidentua me motor, humb jetën në asfalt i riu shqiptar në Kretë! Motra për mediat greke: Do të prehet në Shqipëri, pranë babait

Disa momente pas përplasjes me motor

GREQI- Një aksident tragjik me motor është shënuar 1 orë pas mesnate në ishullin e Kretës, ku kanë humbur jetën 2 rinj, njeri prej të cilëve me origjinë shqiptare.

Drejtuesi i motorit ishte pikërisht 21-vjeçari shqiptar, Erdi Rushitaj i cili humbi kontrollit dhe u përplas me një shtyllë elektrike, duke humbur kështu menjëherë jetën në asfalt. Shoku i tij, 17 vjeç, u transportua në spital por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mes dhimbjes për këtë ngjarje të rëndë, ka folur motra e 21-vjeçarit Desara për “Porothema”. Ajo tregoi se ende nuk e beson se nuk do të shohë më Erdin, vëllain e saj të vogël i cili dashuronte adrenalinën që i falte motori.

“Nuk dua të besoj se nuk e shoh më asnjëherë vëllain e vogël. Është shumë e vështirë për të gjithë ne, lajmin e morën rreth orës 5 të mëngjesit. Është tragjike kjo që na ka ndodhur. Ai e dashuronte motorin, e këshillonim gjithmonë të jetë shumë i kujdesshëm, kishte 5 muaj që e kishte marrë atë.”, tha ajo.

Desara shtoi se trupin e vëllait të vogël që iku nga jeta, do e varrosin në Shqipëri, të prehet pranë babait të tij, të cilin e kanë humbur shumë vite më parë.

 “Trupin do e varrosin në Greqi, Me siguri do të shkojmë në Shqipëri për funeralin e tij që të prehet pranë babait tonë.”, tregoi ajo.

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me rekomandimin e Komitetit të Imunizimit për dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Shkodër/ I kushtoi video tragjedisë së Otrantos, artisti Jonian Bisai fiton çmimin ‘Idromeno’