Degradimi i rrugës së Torovicës, turisti zviceran: Do lutem në Jeruzalem për Shqipërinë
Aksi rrugor në Torovicë të Lezhës ka degraduar plotësisht, duke u bërë problem i përditshmën jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e huaj.
Aksi rrugor në Torovicë të Lezhës ka degraduar plotësisht, duke u bërë problem i përditshmën jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e huaj.
Të gjendur të braktisur nga pushteti vendor dhe ai qendror, banorët kanë nisur të shesin shtëpitë dhe të largohen nga fshati, që dikur furnizonte të gjithë Shqipërinë me shalqi.
Por, më shumë këtë izolim të fshatit e vuajnë të rinjtë, të cilët shprehën se kanë firmosur disa herë peticione, por kërkesat e tyre nuk kanë gjetur zgjidhje.
Një udhëtim i lodhshëm rruga rezulton edhe për të huajt. 63-vjeçari zviceran Giani Pietro, një pelegrin i nisur për në Jerusalem, që shmangu autostradën Lezhë-Shkodër për t’i rënë më shkurt në udhëtimin e tij me biçikletë, tregon se rruga përmes Torovicës i mori më shumë kohë.
Vij nga Zvicra, po kryej një pelegrinazh për në Jerusalem. Sot unë mora një rrugë që mendoja se do ishte pa trafik, por doli që ishte e tmerrshme, shumë e tmerrshme. Mua personalisht nuk më bën asgjë, pasi kam bërë deri më tani 1800 km nga Zvicra deri këtu dhe më mbesin akoma edhe 1800 km për të mbërritur deri në Jerusalem dhe kur mendoja se po avancoja e kuptova se sot nuk mund të avancoj me këtë rrugë. Kur të mbërrij, një lutje do jetë edhe për këtë rrugë. Shpresoj që Shqipëria të bëhet më mirë financiarisht dhe t’u mundësojë qytetarëve të vet ndërtimin e rrugëve që të mos u prishen gjithë makinat.
Turisti zviceran, Giani Pietro
Bashkia e Lezhës bën me dije se projektin e rrugës së Torovicës, e ka prioritet të parë për financim, por që qeveria nuk e ka konfirmuar ende. Së fundi banorët kanë nisur mbledhjen e firmave për t’i dërguar peticionin e radhës qeverisë për të ndërhyrë në rrugë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1552
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Puna e zezë’, shumë biznese në Lezhë nuk deklarojnë punëtorët, drejtori i Zyrës Punës: Duhet të ashpërsohet ligji
27 Dhjetor, 17:15
-
Shfaqet sërish murtaja afrikane e derrave në Lezhë! Ministria e Bujqësisë: U konstatuan 15 derra të ngordhur
27 Dhjetor, 17:08
-
Studim për nëntokën e Lezhës, Neritan Ceka: Së shpejti gërmime të reja arkeologjike
26 Dhjetor, 16:45
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë
25 Dhjetor, 13:02
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55