ELBASAN - Ura e Shkumbinit e ndërtuar nga italianët në mes të vitit 1935 është drejt degradimit total. Dikur kjo urë lidhte qytetin e Elbasanit me qytezën e Cërrikut dhe gjithë trevën e Sulovës dhe qytetin e Gramshit. Kjo urë tashmë është kthyer në një objekt zhvatjeje nga grabitësit e skrapit duke ja zhveshur asaj të gjitha skarpatet anësore dhe dytësore.
Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike të qarkut Lulëzim Shahini, shkak për këtë gjendje të urës është mungesa e fondeve.
“Ky problem do të zgjidhej nëse qeveria i akordon një fond Këshillit të qarkut dhe qarku posedon ndërmarrje të mirëmbajtjes të rrugëve rurale rajonale. Ky problem nuk mund të zgjidhet kur ka pamundësi financiare dhe mungojnë mjetet e mirëmbajtjes së rrugëve dhe prandaj këto ura kthehen në objekte zhvatjeje dhe shfrytëzimi nga të gjithë”, tha Sahini.
Momentalisht ura është në procedura përfundimtare për tu shpallur monument kulture nga M.T.K.R.S.-ja.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Ura, objekt zhvatjeje nga grabitësit e skrapit