Degradon materniteti i Fierit, nënat e reja drejt privatit! Gjinekologu: Godina e amortizuar, s’ka aparatura në shtet, duhet rikonstruktuar

Nënat e reja nga Fieri i drejtohen spitaleve private në Tiranë për të sjellë në jetë fëmijët e tyre. Mjeku gjinekolog Besnik Brahimaj tha se shkak për braktisjen e maternitetit të Fierit është mungesa e kushteve dhe aparaturave mjekësore.

Materniteti i Fierit nuk po preferohet më nga nënat për të sjellë në jetë fëmijët e tyre. Sipas mjekut Obstetër-gjinekolog, Besnik Brahimaj të shumta janë gratë që i drejtohen spitaleve private në kryeqytet, për shkak se godina e maternitetit nuk plotëson kushtet, ndërsa mungojnë edhe aparaturat mjekësore.

“Faktor tjetër është dhe largimi i grave në institucione private në Tiranë. Kanë më shumë komoditet se në maternitetin shtetëror. Materniteti i Fierit ka 40 e ca vjet që funksionon. Ka një staf të mrekullueshëm, por unë do të kërkoja një riparim të këtij institucion dhe është e pa diskutueshme që numri i grave që ikin drejt Tiranës, do të lindin këtu. Përveç kushteve hoteliere, ky institucion duhet të pajiset me aparatura të reja”, tha mjeku Brahimaj.

Një faktor tjetër që ka ndikuar në rënien e lindshmërisë në maternitetin e Fierit është dhe emigrimi.

"Ka disa faktorë që ka sjell rënien e numrit të lindjeve. Rënia e numrit të lindjeve është edhe si pasojë e emigrimit të moshës së re. Ka të bëje me planifikimin familjar. Nuk bëjnë më 4-5 fëmijë",- shton ai.

Shifrat tregojnë qartë numrin në rënie të lindjeve vit pas viti.

“Ka një rënie drastike të numrit të lindjeve. Nga 5500 që ka qenë në 90, ka rënë në 1 mijë lindje në vit. Në vitin 2020 kanë qenë 1342 lindje. Në 2021 1184 lindje. Në 2022 kanë qenë  1038 lindje. Deri në muajin shtator të këtij viti kemi 735 lindje, ç’ ka tregon se jemi larg 1 mijë lindjeve për këtë vit”, u shpreh për Report TV mjeku obstetër-gjinekolog i Fierit, Besnik Brahimaj.

NUMRI I LINDJEVE NË FIER

Viti 2020 - 1342 lindje

Viti 2021- 1184 lindje

Viti 2022- 1038 lindje

Janar-Shtator 2023- 735 lindje

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • yli: 27/11/2023 09:00

    he mo edi rama,,,ku i ke spitalet e re ja....hajdut i qelbur..koke e qelbur.njesoj si sali berisha...

    Përgjigju
  • Edi: 26/11/2023 19:08

    Mos harroni te thoni se leket i marrin tek privati dhe lindjet i bejne tek shteterori. Te shkon lindja ne shtet me shtrenjte se privati. Nuk mbarojne duke te kerkuar leke te gjithe pa perjashtim.Mostrat aty jane mbledh dhe ta pijne gjakun.po zoti i shikon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja