Mozaiku në ballinën e Muzeut Historik Kombëtar me sipërfaqe rreth 31 metra katrorë po shkon drejt shkatërrimit përfundimtar. Edhe pse i ka kushtuar qeverisë së mëparshme Berisha një tender me 1.5 milionë lekë për restaurimin, këto pamje janë një tregues shumë i qartë se fondet e taksapaguesve shqiptarë nuk i ka thithur mozaiku. Përkundrazi nga plasaritjet që kanë nisur menjëherë pas restaurimit, ky mozaik ka thithur vetëm ujë. Kamera e Report TV ka fokusuar gurët e rënë, plasaritjet e shumta, deformimet e figurave dhe mjaft plasaritje që po e cojnë drejt degradimit mozaikun.
Drejtori i Muzeut Kombëtar, Melsi Labi sqaron për Shqiptarja.com se bashkohet me shqetësimin e gjendjes në të cilën ndodhet mozaiku i fasadës së muzeut, por fatkeqësisht, institucioni i tij nuk mund të ndërhyjë, pasi nuk administrohet prej tyre.
“Mozaiku “Shqipëria Sot” nuk është nën administrimin e Muzeut Kombëtar, por të një drejtorie të Ministrisë së Kulturës. Prej vitesh unë si drejtues i institucionit kam kërkuar që përgjegjësia e menaxhimit të kësaj vepre të kalojë pranë Muzeut Kombëtar, por kjo kërkesë nuk është pranuar. Unë bashkohem me shqetësimin se gjendja e mozaikut është jo e mirë dhe duhet ndërhyrje, por në këto kushte ligjore dhe administrative, nuk mund të ndërhyjmë, veçse të bashkohemi me zërat që ngrenë si shqetësim dëmtimin e tij”-tha Melsi Labi.

Mozaiku u ndërtua 35 vjet më parë jetë, në vitin 1981 nga pesë artistë, Vilson Kilica, Aleksandër Filipi, Agim Nebiu, Josif Droboniku dhe Anastas Kostandini. Edhe pse iu përshtat artit të frymëzuar nga realizmi socialist, autorët theksojnë se mozaiku duket të qëndrojë për vlerta artistike dhe kujtesën historike në këtë muze. Pamja që shikojmë nuk aspak dinjitoze për institucionin më rëndësishëm të vendit, muzeun historik kombëtar.

Foto të tjeraRedaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Mars, 14:47
Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet:
-
Studimeve
90.3%
-
TikTok
7.2%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 1325
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë/ Eksperti Kamberi në Report Tv: Po përpiqet të tregohet i panashëm pas përplasjes me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë
7 Mars, 20:08
-
Cila është koha e duhur për të ngrënë darkë?
7 Mars, 19:52
-
‘Shko bëj ndonjë fëmijë, ose birëso...!' Parlamenti grek përfshihet nga kaosi pas deklaratës së deputetit të Mitsotakis ndaj koleges! Kryeministri propozon shkarkimin e tij
7 Mars, 19:51
-
Shkup/ Akuza mes partive shqiptare për diskriminim në mbrojtje dhe ushtrinë e Maqedonisë së Veriut
7 Mars, 19:35
-
Komisionerja e BE për Zgjerimin do të vijë në Tiranë më 13 mars, zbulohet agjenda
7 Mars, 19:04
-
Demalia: Drejtësia ka qenë e njëanshme, në Gërdec u vranë 26 njerëz! Për Shkëlzenin u bë film në SHBA
7 Mars, 18:56
-
Demalia: Segmente të SPAK janë nën kontrollin e Berishës, prokurori i Veliajt shok i Argitës! Ironizon opozitën: Koalicion patriotik me Belerin dhe shovenizmin grek
7 Mars, 18:43
-
Braçe: Mallështorët e Tiranës do protestojnë për mbylljen e TikTok, ftohen fëmijët e 9- vjeçares
7 Mars, 18:42
-
Nesër 8 Marsi, Veliaj: Kam lënë porosi që transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat
7 Mars, 18:28
-
Media: Putin i gatshëm të pranojë një armëpushim me kushte
7 Mars, 18:18
-
Haklaj zbulon kulisat me listat e PD: Berisha do bëjë deputet dhëndrin Jamarbër Malltezi, do t’i vëjë kundër Drejtësisë dhe SHBA! Të bëhet vettingu i politikanëve
7 Mars, 18:11
-
Në Siri shpërthen sërish dhuna, trupa të pajetë në rrugë në bastionet e Assadit, 147 të vdekur
7 Mars, 18:05