Degradon Shtëpia-Muze e Zekajve,
Shteti e lë në harresë

Degradon Shtëpia-Muze e Zekajve, <br />Shteti e lë në harresë
LEZHË - Pasi ke vizituar Shtëpinë-Muze në qytetin e Lezhës, mbetesh i skandalizuar me pamjen e sotme. Përveç hireve të madhështisë së saj, me një pamje vizuale arkitektonike të mrekullueshme, nuk gjen asnjë gjurmë muzeore brenda. Shtëpia e Zekajve, është nja nga më të rrallat në Shqipëri. Këtë e dëshmon sot ndonjë copëz rozete në dyert e stilit mesjetar, po jo kalbësirat e dyshemeve me dru dhe çatia e shtëpisë aq e shqyer nga sipër saqë që një ditë prej shirave mund të gërryhen edhe gurët e mureve të saj. Nuk ka mbetur më asnjë gjurmë përkujdesjeje. Jo vetëm kaq, por ato dhoma të bukura, ato shkallë e korridore të veçanta, ku spikat një tavan në formë kubeje me rozetën e rrëzuar si mbeturinë më mes të dhomës me oxhak, ku është një jorgan i kalbur i ndonjë endacaku të strehuar aty, mezi të lënë të kuptosh sesi ka qenë në formën e mëparshme. Hidhra, ferra, e pemët rrotull, kanë krijuar tashmë një ambient të frikshëm dhe të dhunuar. Çdo hajdut i rastit ka barë e mund të bëjë ç’të dojë me mbeturinat e sotme të kësaj shtëpie. “Janë vjedhur pothuajse të gjitha objektet muzeore dhe etnografike që ruheshin dikur në këtë Shtëpi-Muze”, thotë njëri nga banorët aty rrotull. Ish-drejtori i Parkut Arkeologjik, Salvator Gjeçi, pohon se tashmë nuk dihet se kush duhet të vërë dorë në këtë shtëpi, “që të mos marrë fund krejt”. Ai thotë se “Ish-banorët e saj janë shpërblyer me banesa që në kohën e komunizmit, dhe kjo shtëpi u la muze si përfaqësi e vlerave dhe traditave të Lezhës”. Sipas tij atje kishte edhe “punime të vjetra etnografike me dru dhe metale, si dhe qëndisma me grep të grave”. Dhomat ishin të zbukuruar em orendi, dhe ambienti përreth ishte I mirëmbajtur dhe me bimë e pemë të kultivuara me kujdes, thotë ai. Ka mbetur enigmë heshtja e këtij muzeu që nuk e zë njeri me dorë. Pyetjes se mos e kanë rimarrë pronarët, ai i përgjigjet se “ata nuk kanë pasur interes se janë shpërblyer në atë kohe me shtëpi. Po ta kishin marrë, do ta kishin ruajtur”. Kjo Shtëpi-Muze, e bën akoma më absurd faktin pse po lihet në harresë nga shteti dhe pse është injoruar nga Intituti i Monumenteve të Kulturës. Ajo gjendet në një distancë vetëm prej 20 minutash, nëse ecën në këmbë që nga Kalaja dhe sitet arkeologjike të Lezhës. Natyra e bukur dhe egër e hijezon edhe në “vdekjen” e saj. Atë tashmë e rrethon vetëm enigma. Nuk ka asnjë tabelë, asnjë dëshmi muzeore. Shtëpia e Zekajve është një shtëpi e ndërtuar në shekujt e 17-18-të dhe mbart vlera të veçanta arkitekturore. Gjendet në Varosh (Shehër) pas Kalasë së Lezhës.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

I akuzuar për drogë, arrestohet 31 vjeçari në Shkodër

I akuzuar për drogë, arrestohet 31 vjeçari në Shkodër