Dekani: Sistemi i Bolonjës
shkatërroi fakultetin e Drejtësisë

Dekani: Sistemi i Bolonjës<br />shkatërroi fakultetin e Drejtësisë
TIRANE- Drejtuesit e fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, janë të pakënaqur me sistemin e Bolonjës që ata aplikojnë. Dekani i këtij fakulteti, Altin Shegani, thotë se modeli që po aplikohet në Shqipëri është formula ‘më e keqe’ që ofron ky sistem dhe ndoshta ne jemi i vetmi vend që e aplikojmë në këtë mënyrë. Ai sugjeron rishikim të formulës, duke e bërë ciklin e parë të studimeve katër vjeçare dhe jo tri vite akademike siç është aktualisht. “Sistemi i Bolonjës që aplikohet në fakultetin tonë, mund të them se e ka shkatërruar këtë fakultet.

Kjo pasi kjo formulë, pra me ciklin e parë tre vjeçar, nuk prodhon diploma me vlerë. Sistemi i Bolonjës përcakton që një cikël studimesh duhet të ketë deri në 300 kredite, gjë që ne e arrijmë me dy cikle studimesh, pra bachelor dhe master. Unë mund t’iu them se diploma e tre-vjeçarit, nuk ka vlerë të madhe pa masterin. Pasi me tre vjeçarin nuk aplikon dot as për noter dhe as për shkollën e magjistraturës, atëherë për çfarë iu duhet kjo diplomë? Për të punuar vetëm një jurist i thjeshtë? Pasi nëse duan të punojnë mirëfilli në fushën e drejtësisë kanë nevojë që patjetër të bëjnë masterin shkencor. Unë mendoj se duhet të rishikohet formula, dhe Juridiku të bëhet 4+1 ose të bëhet pesë vite studime të larta, në mënyrë që ajo diplomë që ti jep të jetë e vlefshme dhe të konkurrojë për tregun e punës”, - na thotë dekani i këtij fakulteti, Altin Shegani. 

Më tej ai na shpjegon se sistemi i Bolonjës i ka kushtëzuar edhe në njohuritë që duhet të japin. “Për shkak të kohëzgjatjes akademike, shumica e lëndëve zhvillohen vetëm për një simestër, dhe është e pamundur që në një semestër të japësh të gjithë lëndën dhe për pasojë njohuritë janë ngjeshur, për të mos folur për kazuset konkrete, duke mos e ezaurur ashtu siç duhet. Sigurisht që ky është një ngërç i madh në përgatitjen e spoecialistëve të drejtësisë”, - na shpjegon më tej dekani Shegani. Aktualisht në këtë fakultet numri i pranimeve të reja është 550 në një vit akademik, ndërkohë që qindra të tjerë janë në master, apo sistemin part-time. Që prej vitit 2007 të gjitha shkollat e larta në vendin tonë aplikojnë në vendin tonë, aplikon sistemin tre vjeçar të Bolonjës. Por për drejtuesit e këtij fakulteti kjo formula më e keqe për të përgatitur specialistët e ardhshëm të drejtësisë.

Master part-time
Dekanati kërkesë MAS-it: Duam kuota shtesë

Ndonëse janë mbyllur aplikimet për masterin part-time, dekani i fakultetit të Drejtësisë, Altin Shegani, shprehet se ka shumë kërkesa për këtë nivel studimesh. “Aktualisht ne kemi 300 kuota për masterin part-time, nga 100 për të tre profilet, por kemi fluks të madh kërkesash, ndaj do i nisim një kërkesë ministrisë së Arsimit ku i argumentojmë arsyet se përse duam edhe më kuota në këtë nivel studimesh. Ne si këshill fakulteti kemi vendosur që të parët që do të pranohen nëë master part-time janë ata që kanë mbaruar fakultetin tonë të drejtësisë, ndërsa vendet e mbetura bosh do të ndahen mes kandidatëve të universiteve të tjera, sigurisht sipas krirterit të notës mesatare”, - na thotë dekani Shegani. Sipas tij edhe nëse kuotat ngelin të paplotësuara i kthehen sërish MAS-it, ndaj kërkesa e tyre është e legjetimuar.

Shkrimi u publikua sot (11.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret