Reportazh/ Magjia e ekranit të kinemasë në Pogradec! Shfaqen 44 filma, prodhimet më të mira të viteve të fundit! ‘Gilgamesh’ triumfon në ‘Festivalin e Filmit Ballkanik’

Producentë, regjisorë dhe studentë të kinematografisë morën pjesë në Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Në ekranin e madh u shfaqën 44 filma konkurues por dhe filma të Arkivës së Filmit “Përrallë nga e kaluara” dhe “Gjeneral Gramafoni”, tashmë të restauruar.  Eno Milkani u kujdes që ky kompeticion të jetë i paharrueshëm në Pogradec, aty ku e kishte nisur 14 vite më parë me Gerta Qurkun dhe publicistin e ndjerë Fatos Baxhaku. Kineasti thekson se prodhimtaria ka hyrë në rrugën e duhur, ku shumë filma sot po prodhohen në mënyrë të pavarur.

“Filmat e gjatë ishin shumë të mirë, ku përmendim "Okarina", "Sofia" dhe dy filma rumunë”, shprehet Eno Milkani kineast dhe organizator i festivalit.

"Quhet festival ballkanik por në fakt sjell më shumë Europë këtu në Pogradec”, thekson drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eol Çashku.

Ky festival krahas filmave shërbeu si promotor i turizmit, natyrës dhe kulinarisë.

“Përpos se shohin filma diskutojnë për projektet e reja dhe promovojmë turizmin”, tha Gerta Qurku, producente dhe njëresh organizatore e festivalit.

Gjatë netëve të festivalit u promovua libri i “Serafin Fanku- Felini i tetarit shqiptar”, i autorit Stefan Capaliku. Sakaq, Piro Milkani, regjisor i njohur kujton vitet e punës me Fankun dhe e vlerëson atë si "themelues i teatrit të Shkodrës”.

44 filma me metrazh të gjatë e të shkurtër, të producentëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Serbia, Greqia dhe Turqia u bënë pjesë e edicionit të 14-të festivalit, mes tyre “Horia” me të cilën përfaqësohet Rumania dhe “Okarina” i Kosovës.

 “Mesazhi që unë dua të shpreh është njësoj si në film: Besoji intuitës!”, tha aktori protagonist i filmit "Horia", Vladimir Teca .

“‘Okarina’ është një film rreth familjes, trashëgimisë dhe disa situatave të vështira ...", u shpreh drejtori i fotografisë së filmit "Okaria", Aleks Blum.

Festivali u ndoq me interes nga publiku dhe mbrëmjen e 29 qershorit, juria ndau çmimet, ku triumfoi “Gilgamesh”. Nje film i animuar me metrazh të shkurtër, i regjisorit shqiptar Shaqir Veseli.

ÇMIMET E EDICIONIT 14-të TË 'BALKAN FILM FOOD FESTIVAL'

Best Feature Film Award: -Behind the Haystacks - Drejtore Asimina Proedrou - Greqi

"Fatos Baxhaku" Award: "Gilgamesh"- Drejtor, Shaqir Veseli, Shqipëri

Best Student Film Award: "Greenhouse"- Drejtor George Georgakopoulos, Greqi

Pogradeci Lake Award:  “Warboy” - Drejtor Marian Crisan, Rumani

Balkan Spirit Award: “To Beflower Marble” – Drejtor Sara Stijović, Mali i Zi

Jury Special Mentions:

-Between the edges of the Day – Drejtor- Andreea Elena Lăcătuș, Rumani

-Goodnight Lilly – Drejtor  Peter Vulchev, Bullgari

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'