Deklarata e Avdylajt në gjyq, PD: Prokuroria të nisë hetimet. Dako: Për të qarë dhe për të qeshur të gjithë bashkë!

TIRANË- Pak orë pas deklaratës së Altin Avdylajt, kreu i grupit të Shijakut, në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, i cili tha se “Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste, i kam miq, aty qaj hallet”, ka ardhur reagimi nga Partia Demokratike. Luçiano Boçi, deputet i PD, ka thënë se kjo deklaratë duhet të kishte alarmuar prokurorinë, që sipas PD duhet të niste menjëherë hetimet për Dakon.

Boçi thotë se me deklaratën e Avdylajve u provua se lidhja e Dakos me grupin, si edhe ndërhyrja që kryeministri Rama po bën për të mos hetuar kryebashkiakun e Durrësit.

“Astrit Avdylaj u provoi sot shqiptarëve se me Dakon nuk qan vetëm hallin e votave, por edhe hallin e forcave speciale, kur i vijnë në derë, qan edhe hallin e marrjes së tenderave të punëve publike në Durrës, edhe marrjen e lejeve e licencave publike, ashtu si edhe regjistrimin e paligjshëm të pronave të paluajtshme.

Edi Rama po tenton bllokimin e dosjes 339, sepse me arrestimin e Dakos zbardhet me prova ligjore denoncimi i opozitës dhe konstatimi i vëzhguesve ndërkombëtarë se zgjedhjet e 2017-s u blenë.”-është shprehur Boçi.

Deklarata e plotë e Luçiano Boçit:

Deklarata në gjykatë e kreut të bandës së Avdyljave se kishte miqësi me Vangjush Dakon duhet të kishte vënë sot në alarm prokurorinë, e cila duhet të niste menjëherë hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit.

Vangjush Dako ka mashtruar publikisht, kur ka deklaruar se me bandën e Avdylajve ka komunikuar vetëm gjatë fushatës elektorale. E vërteta është se ai ka miqësi me bandën që bën trafik ndërkombëtar droge nga Amerika latine në Europë, e ka përdorur bandën për të blerë vota dhe më pas i ka dhënë favore nga pushteti i tij dhe i Edi Ramës.

Kreu i bandës së Avdylajve provoi sot se Vangjush Dako, është peng dhe nuk mundet ta mbajë në këmbë alibinë se ai komunikon vetëm me zgjedhësit dhe vetëm për interes të qytetarëve.

Astrit Avdylaj u provoi sot shqiptarëve se me Dakon nuk qan vetëm hallin e votave, por edhe hallin e forcave speciale, kur i vijnë në derë, qan edhe hallin e marrjes së tenderave të punëve publike në Durrës, edhe marrjen e lejeve e licencave publike, ashtu si edhe regjistrimin e paligjshëm të pronave të paluajtshme.

Edi Rama po tenton bllokimin e dosjes 339, sepse me arrestimin e Dakos zbardhet me prova ligjore denoncimi i opozitës dhe konstatimi i vëzhguesve ndërkombëtarë se zgjedhjet e 2017-s u blenë.

Skema e Edi Ramës për ta paraqitur skandalin në të cilin janë përfshirë ai dhe uzurpatori i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako si një normalitet dhe akuzat si luftë politike, nuk do të funksionojë.

Përgjigjia ka ardhur edhe nga kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i cili paralajmëron me padi për shpifje edhe deputetin Boçi. Dako thotë se situata e krijuar pas kësaj deklarate është për të qarë dhe për të qeshur.

“Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!”

Reagimi i plotë:

Asnjëherë s'e kam kuptuar dot si mund të ketë qenë pedagog një njeri kaq qesharak sa Luçiano Boci! Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!
Njëri del ne gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane.. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin! Ky Luçiano më mungonte në listën e gjyqit dhe do futet sot direkt, po ndërkohë po i çoj dhe një disk të Ribla Çorbes se ky është si tip këngëtari jugosllav nga ata të kabareve komuniste!

PD akuzon kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako për lidhje me grupin e Avdylajve të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit VOL-VO 4. Pas disa përgjimeve të dala në media, ku kryetari i Bashkisë Durrës komunikon me Altin Avdylajn, i cili sot bëri këtë deklaratë në Gjykatë. PD akuzon Dakon se ka përdorur këtë grup kriminal për të blerë vota në qytetin e Durrësit. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceni: 14/11/2018 07:30

    Ne Shijak kane patur nje shprehje:Miku te q... Nonen,armiku te vret.

    Përgjigju
  • sefa: 14/11/2018 05:24

    u blene apo u shiten, nuk pam asnje media te thoshte se nderkombetaret nuk i pranuan zgjedhjet e fundit te parrefullta nga fillimi e deri ne fund. kishte mos pjesmarrje te madhe e do kete edhe me pak. faleminderit.

    Përgjigju
  • Popull: 13/11/2018 20:05

    O Dako M...i,që PD është parti e degjeneruar e dimë të gjithë, po më të degjeneruar se ty o vemie njeri nuk gjen në botë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja