Në Komisionin e Ligjeve ka nisur diskutimi i draftit të PS për reformën territoriale, ndonëse nuk ka konsensusin e opozitës. Në bllok, deputetët opozitarë i kërkuan kryetarit të komisioneve të Ligjeve, Ulsi Manja të tërhiqen nga drafti pasi sipas tyre harta nuk mund të kalojë pa pa dëgjesa publike, konsultim me komunitetet dhe konsensus politik.

Luçiano Boçi: Jo çdo gjë u vjen duhet ta merrni me sy mbyllur. Ndarja territoriale shoqërohet me mendimin paraprak të popullsisë, nuk mundet mendimi të jetë pas, këtë për ironi e thotë neni kushtetues që i referohen zotërinjtë që e kanë propozuar dhe ligji për qeverisjen vendore. Ky komision duhet të mos e kishte pranuar, të thonte që duhet të vijë i plotë, të plotësohet, me raportet e këshillave bashkiak, të dëgjesave publike dhe të sillet këtu. Projektligji për reformën territoriale te kthehet pas dhe te futet ne procedurën kushtetuese se s’mund të ecim në shkelje të kushtetutës. Të mbarojnë dëgjesat, të merret mendimi dhe më pas të vihet këtu. Kjo reformë nuk mund të bëhet në mënyre të njëanshme, duhet konsensus politik dhe për më tepër konsensus qytetar dhe nëse nuk realizohen këto dy kushte secili nga deputetët ka të drejtë ta refuzojë këtë.

Tritan Shehu: Nuk mund të bëhen ndryshime, maskara pa pyetur opinionin publik. Banorët po kërkojnë referendume lokale. Ti japim kohën e nevojshme konsolidimit të opinionit, të pyeten qytetarët, të organizojmë referendume lokale. Kjo që po bëhet është në kundërshtim me ligjin, është nëpërkëmbje e vullnetit qytetar.

Enno Bozo: Nuk arritëm të dëgjojmë grupet interesit, as ekspertët. Nuk arritëm dot të dëgjojmë as komunitete që në mënyrë zyrtare i dërguan shkresë komisionit të reformës territoriale. Ne si komision i reformës territoriale nuk arritëm të mbarojmë punën tonë, ndërprerja ka qenë brutale. Ky draft nuk është produkt i komiisonit, është produkt një grupi deputetësh. Jo të masakrohet harta në këtë mënyrë pa pyetur askënd. Ju kërkoj që ky pr.ligj të shtyhet, të mos nisë procedura për miratimin e tij.

Alizoti: Ju s’do shkoni tek arsyeja, por tek forca. Një ligj pa pyetur njerëzit, është dëm i madh.

Drafti për hartën e re territoriale u propozua nga socialistët në fund të korrikut pasi nuk u gjet dakordësi në komisionin bipartizan të reformës territoriale. Ky draft u shoqërua me pakënaqësi të shumta dhe protesta në 15 bashkitë që synohet të bashkohen.

Lajmi në përditësim....