Deklarata e Bashës, Eno Bozdo:
Metaforë për rezistencë, jo dhunë
Një nga organizatorët e protestës së PD, Eno Bozdo ka komentuar deklaratën e Bashës për të “ thyer xhamat apo për të çarë gomat’ si një metaforë për të treguar rezistencë.
Një nga organizatorët e protestës së PD, Eno Bozdo ka komentuar
deklaratën e Bashës për të “thyer xhamat apo për të çarë gomat’ si një metaforë për të treguar rezistencë.
I ftuar në emizionin '45 minuta' të gazetarit Denis Minga, Bozdo u shpreh se kjo deklaratë ka ardhur si pasojë e pushimit nga puna të një kryefamiljari, vajza e së cilit ishte pjesë e protestës. Për Bozdon një shprehje e tillë, është një formë që zgjodhi Basha për t’u bërë thirrje qytetarëve që të mos durojnë padrejtësitë por të reagojnë.
“Unë do të thoja që më shumë se deklaratë siç u perceptuar në disa media është një mënyrë për të treguar rezistencë. Ideja ka qenë: Kjo ngrihuni dhe mos duroni më padrejtësitë. Reagoni në të gjitha mënyrat e nevojshme. Një pushtet kriminal nuk mund t’ju marr më për fund. Kjo deklaratë nuk është një thirrje për dhunë. Bashën e provokoi nga puna pushimi i një kryefamiljari, vajza e të cilit ishte aty për të bërë këtë deklaratë”, tha Bozdo.
Gjithashtu përsa i përket akuzave nga kryeministri Rama sipas të cilit qëllimi i kësaj proteste është bllokimi i Vettingut, Bozdo u shpreh se nuk është aspak e vërtetë dhe se grupi parlamentar i PD do të mblidhet javës tjetër për të marrë një vendim.
“Duhet të vijë ora dhe të më thoni pse nuk e bëni. Prisni 1 javë dhe pyesni pas një jave, atëherë do të ketë një vendim”, tha në emisionin ‘45 minuta’ Eno Bozdo.
Protesta e Partisë Demokratike përballë kryeministrisë vijon prej 7 ditësh, dhe Eno Bozdo, një prej organizatorëve të saj, deklaroi se ajo do të vazhdojë, por për momentin do të përqendrohet tek 'Çadra e Lirisë' dhe se nuk ka një organizim për ta shpërndarë atë në rrethe.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2007
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56