Sekretari për çështjet ekonomike në PDIU, Ermal Telha reagoi në lidhje me deklaratat e deputetes socialiste Arta Dade, e cila tha se PDIU po kërkon të zgjerohet artificialisht edhe në zonën e saj.

Ermal Telha shprehet se PDIU është forcë e tretë në Devoll dhe ka kauza më të mëdha për tu marrë me lajthitje të çastit.

Arta Daden e pyet për marrëdhëniet me Greqinë e të përgjigjet kam shqetësim rritjen e PDIU në Ersekë?! Ne e mirëkuptojmë sepse jemi mësuar të na transmetojë mesazhet e Athinës. Sa për votat dhe mbështetjen na vjen keq që nuk ia plotësojmë dot dëshirën sepse jemi forcë e tretë në Devoll e rritemi çdo ditë në të gjithë Qarkun e Korçës, si kudo ku ka mbështetës të interesit kombëtar shqiptar. Gjithsesi, kemi kauza shumë të mëdha për t’u marrë me lajthime të çastit”, - është shprehur Telha. 

(er.nu/shqiptarja.com)