“Jemi në kufijtë që e kemi humbur edukatën e protestës dhe kjo është e papranueshme. Personalisht kam vendosur që do të jem në orën 12.00, në bulevard si pjesëmarrës në protestë dhe besoj se çdokush që e ndjen dhe kupton nga kjo situatë që ndodhet vendi duhet të bëjë kështu”, tha akademiku Baçe.
Por përtej kësaj, akademiku bëri dhe një deklaratë të fortë, teksa tha se do të dalë në shesh për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha.
“Protestën duhet ta bëjë populli dhe jo partia dhe unë do marr pjesë në protestë ndaj politikës”, theksoi Baçe.
d.c./shqiptarja.com









