Deklarata e fortë e Erdogan:
Dorëhiqem, nëse ...!
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se është i gatshëm të dorëhiqet nëse opozita dëshmon se ai posedon mjete financiare në llogari bankare jashtë vendit.
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se është i gatshëm të dorëhiqet nëse opozita dëshmon se ai posedon mjete financiare në llogari bankare jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një adresim të tij gjatë një tubimi në Stamboll të organizuar në ditën ndërkombëtare të luftës kundër dhunës ndaj grave, Erdogan u ndal edhe tek pohimet e bëra ditë më parë nga kreu i opozitës turke Kemal Kilicdaroglu, i cili e akuzoi presidentin e Turqisë se i "nxjerr paratë jashtë shtetit në mënyrë që të shmangë tatimin."
“I them personit të cilit nuk dua t'ia përmend emrin se jam i gatshëm që para popullit të bëjë të nevojshmen nëse ai posedon prova për pohimet e bëra. Nëse nuk ke prova, atëherë do të duhet të dalësh para popullit dhe të kërkosh falje për shpifjet e bëra”, theksoi Erdogan.
Kreu i shtetit turk ka parashtruar një padi për shpifje dhe shkelje të imazhit personal dhe familjar kundër Kilicdaroglu, ku kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 1.5 milionë lira (rreth 400.000 dollarë).
“Prezantoni provat se në cilat banka jashtë shtetit janë ato llogari në emër të Tayyip Erdoganit. Nëse nuk mund ta dëshmoni këtë, atëherë do të duhet të tërhiqeni nga politika. Nëse e dëshmoni, unë do të tërhiqem edhe nga posti edhe nga politika. Urdhëroni në mejdan”, tha presidenti Erdogan.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?
-
Po
78.2%
-
Jo
16.5%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 1700
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet i dyshuari që përdori dhunë ndaj forcave të sigurisë në Zveçan vitin e kaluar
24 Korrik, 22:57
-
Ndryshimet zgjedhore, Pano Soko në 'Repolitix': Kërkojnë të godasin partitë e vogla! Karaj: I dhuruan Ramës 84 mandate
24 Korrik, 22:56
-
Franca pret Olimpiadën Dimërore 2030
24 Korrik, 22:55
-
Bamir Topi: 21 janari tani është ekskluzivitet i drejtësisë
24 Korrik, 22:37
-
'Dridhet' Atalanta, Berat Gjimshiti bëhet 'sheik'! Miliona euro nga Katari
24 Korrik, 22:32
-
Topi rrëfen çfarë i tha Bashës: Luajte jashtëzakonisht dobët duke dalë nga skena politike
24 Korrik, 22:31
-
Tajani: Ballkani Perëndimor në BE para vitit 2030
24 Korrik, 22:24
-
'Kodin elektoral e bëjnë dy kasapët', Topi: PS ka struktura më të forta, e tregoi takimi i Ramës në Athinë e Milano
24 Korrik, 22:21
-
Arsenali ofron 40 milionë euro për Calafiorin, mbrojtësi fut në 'luftë' tre klube
24 Korrik, 22:20
-
'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe
24 Korrik, 22:12
-
'Demokracia lëngon', Bamir Topi përjashton mundësinë e rikthimit në politikë: Nuk futem në një fushë ku topin e merr ai që nuk është pjesë e lojës
24 Korrik, 22:04
-
Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë
24 Korrik, 21:59