Deklarata e fortë e Erdogan:Do
shkatërrojmë PKK, s'tërhiqemi
Gjatë adresimit të tij para ushtarëve në këtë bazë, Erdoğan riafirmoi se operacioni do të vazhdojë derisa të arrihen rezultatet. Ai gjithashtu përsëriti se Turqia nuk ka në synim territorin e një vendi tjetër dhe se Afrini do t'i dorëzohet banorëve të tij të vërtetë pasi të pastrohet nga terroristët, njoftuan burimet.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Operacioni Dega e Ullirit të cilin Turqia e filloi kundër organizatave terroriste PYD/PKK dhe DEASH në Afrin të Sirisë do të vazhdojë derisa të arrihen rezultatet e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftuan burimet presidenciale, në ditën e gjashtë të operacionit, Erdoğan vizitoi Qendrën Operacionale në provincën Hatay në jug të Turqisë.
Presidenti turk u shoqërua nga Ministri i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Hulusi Akar, Komandanti i Komandës së Dytë Ushtarake, Ismail Metin Temel, Zëvendëskryeministri Bekir Bozdağ dhe Guvernatori i Hatayit, Erdal Ata.
Qendra operacionale në fjalë është përgjegjëse për menaxhimin e Operacionit Dega e Ullirit. Erdoğan u njoftua me rrjedhën e operacionit nga komandantët ushtarakë përmes një video-konference me qendrat e tjera operacionale.
Gjatë adresimit të tij para ushtarëve në këtë bazë, Erdoğan riafirmoi se operacioni do të vazhdojë derisa të arrihen rezultatet. Ai gjithashtu përsëriti se Turqia nuk ka në synim territorin e një vendi tjetër dhe se Afrini do t'i dorëzohet banorëve të tij të vërtetë pasi të pastrohet nga terroristët, njoftuan burimet.
Ndryshe, të shtunën, Turqia nisi operacionin "Dega e Ullirit" për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë. Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve turq dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.
Sipas Shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.
Ushtria gjithashtu ka thënë se "rëndësi të madhe" është duke u dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke u shkatërruar vetëm objektivat terroriste. Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.
d.c./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.3%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8770
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Regjistrohuni dhe bëhuni ndryshimi', Basha fton emigrantët: Vota juaj mundësi historike për t’i dhënë fund tranzicionit e për të çelur një kapitull të ri për Shqipërinë
11 Janar, 19:20
-
Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Ersekë, plagoset njëri prej drejtuesve të automjeteve
11 Janar, 19:02
-
Partizani barazon 1-1 kundër Skënderbeut, 'Demat' në krye të renditjes! AF Elbasani përmbys 3-1 Teutën, shkëlqen Lleshi
11 Janar, 18:57
-
Atentati në Vlorë më 18 dhjetor, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla
11 Janar, 18:45
-
Mijëra njerëz protestojnë kundër konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani
11 Janar, 18:40
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30