KOSOVË- Anëtari i Nismës, Haxhi Hoti ka bërë një deklaratë të fortë, ku shkruan se Albin Kurti ka dy mundësi: të lërë Kosovë ose do të vritet.

Për këtë ai bën një paralelizëm me ish-presidentin amerikan të vrarë John F. Kennedy. Për Hotin është e njëjta situatë, Kennedy nuk ishte në interes të shtetit amerikanë që të jetë President dhe për këtë arsyen e vranë. Njëjtë thotë Hoti është edhe për Kurtin. Sipas tij, atë e do populli, por nuk është në interes të shtetit të Kosovës të jetë kryeministër.

"John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose mund të vritet", shkruan Hoti.

Postimi i plotë i Haxhi Hotit