TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga sekretari i SHBA-ve, Xhon Kerri ku u shpreh se korrupsioni është një problem shqetësues për vendet e Ballkanit.

Berisha në një postim të tij në Facebook akuzon kryeministrin Rama se hesht ndaj deklaratve të SHBA-ve, “Rama vet dhe me urdhër të tij, ministrat heshtën si fije e barit për deklaraten e Sekretarit Kerri. Por heshtja e tyre flet më shumë se çdo fjalë apo fjalim tjetër.”
 
Sipas ish-kryeministrti Berisha, “Deklarata e Sekretarit John Kerri është më aktuale se kurrë për Shqiperinë, vendi në të cilin krerët e mazhorancës erdhën në pushtet duke blerë vota dhe kanë hapur merkaton e deputetëve dhe politikanëve, vendi ku i mohojnë opozitës të drejtat e saj kushtetuese, përdorin për qellime politike luftën kundër korrupsionit, hedhin poshtë me vendime qeverie nene të Kushtetutës, ligjet e vendit, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera të vendit dhe kontrollon mbi 85% të mediave të vendit.”

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)