Deklarata e LGBT: Të hetohen
familjarët e Hysen Bibës
Komuniteti LGBT nëpërmjet një deklarate publike ka kërkuar hetimin e familjes dhe të afërmve të Hysen Bibës pasi sipas këtij komuniteti ka dyshime se kanë qenë të afërmit që e kanë shtyrë atë të kryente vrasjen e foshnjës.
Komuniteti LGBT nëpërmjet një deklarate publike ka kërkuar hetimin e familjes dhe të afërmve të Hysen Bibës pasi sipas këtij komuniteti ka dyshime se kanë qenë të afërmit që e kanë shtyrë atë të kryente vrasjen e foshnjës. “Kemi ndjekur të shokuar historinë e raportuar në media të një qytetari që hodhi foshnjën e sapo lindur nga materniteti. Gjatë ditës së sotme jemi informuar edhe për motivet e mundshme por konstatojmë se sipas të gjitha gjasave kemi të bëjmë me një krim që ka ardhur si pasojë e rrënjosjes në mentalitetin e shumë shqiptarëve të mendësisë sipas së cilës gruaja, nëna, e kushdo tjetër tjetër që është i pambrojtur, janë pronë e babait, burrit dhe akoma më keq: e familjes së burrit! Media raportoi sot se pavarësisht krimit makabër që ka ndodhur, familjarët e Hysen Bibës, jo vetëm që nuk janë të shokuar, por duket sikur mbështesin aktin makabër të familjarit të tyre. Mësuam se ata nuk pranojnë në familjen e tyre nënën e fëmijës e cila ndodhet ende nën shok, pa patur më parë vërtetimin e analizave të ADN që foshnja ka qenë ose jo fëmijë i Hysenit!”, - shkruhet në deklaratën e këtij komuniteti. Sipas tyre dhe pa patur konfirmime të mëtejshme, këto informacione janë prova për dyshime të mjaftueshme që vetë familja e burrit ka marrë pjesë, në mos aktive, në mënyrë indirekte në këtë krim të paprecedentë. “Ka disa forma të mundshme të bashkëpunimit në krim, të cilat parashikohen edhe në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Pro LGBT është një grupim i ri dhe ende pa shumë mjete për të lobuar fort, por ne besojmë se autoritetet duhet të konsiderojnë dyshimin e arsyeshëm se palë në këtë krim mund të kenë qenë dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së Hysen Bibës, e për pasojë hetimi do të ishte më i plotë nëse në të përfshihet edhe ky dyshim i bazuar në deklaratat e tyre dhe në veprimet (pse mosveprimet e tyre)”, - shkruhet në deklaratë. Më tej në deklaratë thuhet se motivet mund të jenë kulturore dhe të lidhura me mentalitetin, por filozofia e ligjit dhe e dhjetëra konventave për të drejtat e njeriut që ky vend ka nënshkruar, nuk e pranon dot si justifikim prapamendjen mendore apo kulturore, sidomos në vitin 2012.
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.2%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
10.2%
Vota total: 2843
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24